21.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Natasha Limaj

KRUAZEMËRNËNE
U-bu-buuu…, sa shpejt m’u rrite
Pa kuptuar goxha vite….
Në memorje , me Ty, lodër
Poooor… , gjithnjë më vjen i vogël…
Taniiiii… , drit’e jetës sime,
Çdo frymim për Ty, urime…
As prej dielli ,as prej hëne
Pooor, nga kruazemërnëne!…
N . L . ( F ) 10 / 05 / 2020
NGA VETJA
S’më rëndon ” turpi ” nga bota…
As nga zoti , s’do të pyesja…
Por më djegin flakë ferri….
E atij, që vjen nga vetja!….
N . L . ( F ) .
ULLI KANINJOTI
L'immagine può contenere: spazio all'aperto e natura
Në bujashkën tënde, lexoj historinë,
Mijëra vjet më parë, mbirë në Kaninë…
Nën kurorën tënde, mbledhur burrëria,
Temena dhe zonjat, me dolli rakia…
Shtrydh ty.., e malaksu ,që nga fëmijëria,
Ninullat në djepe, ç’na pa…, perëndia!…
Emër ç’i dhe vetes, kullon si pikë loti,
Udhëton ndër shekuj *Ulli Kaninjoti*!…
N . L . ( F ) .17 . 1 . 2016 .
BOTË ÇUPËLINE
Çelur kumbull-zerdelia, kërcet lulja në plas-mur,
Pllak-avllia thek jeshile, un’ çupëlin’si dikur…
Vil’e rrushit porsa lidhur, lastarhardhia ujesë,
Qelqezimi vesor gjethes, kullon art, që në mëngjes…
Retrospektivë…, mënjanohu!…, E futmë në fëmijëri,
Fustanin plot “ aguridhe “ buzët me arra ç’i nxij…
Kuaj hergjele kalasë, zëgazmendët ndezur dheun,
Vajzat stoli, si “ Donika “, çunat shpatë, si “ Skënderbeu “…
Frymojmë lartë , si, te Zotat , jod nga deti, fllad Kanine,
“ Mnemozinë “ e shenjtëruar, ç’më fut në botë çupëline!…
Arratisur nëpër baçe ,si ketrush degë më degë,
Her’i ngul dhëmbët tek ftoi, her’në duar shtrëngoj shegë!…
N . L . ( F )
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.