26 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Natasha Limaj

Dhurata
May be an image of 2 people, including Natasha Limaj, libër dhe tekst
O dhurata e spikatur
Me shijen time përshtatur…
Nuk do, fare – fare fjalë
Ç’vlon në zemër , jashtë ka dalë !…
13 . 03 . 2021May be an image of 1 person
IKËM VETË
Ju e ndjeni….që, s’ju dua
Por me mua jo…, bukëshkalë…
Si gjithmonë , me ujdira
Ç’tham këtu, të mos na dalë…
Besoj jini të kënaqur
Kush me katër , kush me tetë…
Doni, s’doni , do të thoni
Të kënaqur ikëm vetë!…
N .L . ( F )
“”””””””””””””””
SI LECKË
E kam thënë o , e kam thënëëë
Me art përdorur një kleçkë…
Pasi të ka bërë peshqir
Shkelmin, të hedh poshtë si leckë!..
n.l.f
“”””””””””””””May be an image of Natasha Limaj

BUIS JETA
Do t’këndoj për “ veten time “, aty janë gjithë gratë
Nanurimën shtruar – shtruar, avash – avash zërin lartë…
Do t’këndoj për “ veten time “, me oiii… dhe klarineta
Tekstin ngjizur thellë nga zemra, tek një si unë buis jeta…
Do t’këndoj për “ veten time “ dhe atë që bluan hekur
Thikpelinet jetësore, si kripa në ujë tretur…
Do t’këndoj për “ veten time “ , vaje , ligje më të rëndë
Mbytur buzën me të qeshur, dhimbjen vdekur nëpër dhëmbë…
Do t’këndoj për “ veten time “ edhe syrin e përlotur
Kapërditjen lëmshe – lëmshe, mallpërvëlimin pasosur…
Do t’ia marr për “ veten time” , lodhur – lodhur , pa përtuar
Njësojë si motrat e mia , jep e jep e pa kërkuar…
N . L . ( F )
“”””””””””””””May be an image of Natasha Limaj
PISHTAR DIJESH
sos mësues, që mëson
prind i dytë, që edukon…
gabimin mikroskopik
me kujdes mos më lëndon…
në biseda, diskutime
argjendar i sjelljes sime…
fjala jote mirë shoshitur
arsimimi ynë kopsitur…
kultivuar diturinë
shih ne, ty , si perëndinë…
mijëra herë përsëritur
Shend e verë kur janë ngulitur…
ajk’e ajkës kur mësuar
shkrir me art në të lodruar…
dhe përthithja në memorje
pemë që rritet e jo.., skorje…
parajs’ora mësimore
se mbart grimcëzë hyjnore…
nga mësuesi i dashur
pishtar dijesh flakpërflakur!…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.