30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Natasha Petriti Tusha

FESTIVALI “SOFRA GORARE”
E mbushur plot gezim “Sofra Gorare”,
Me vargje shpirti, ju dedikoj kete poezi,
Ne kete dite te bukur pranverore,
Festivali juaj do jete nje mrekulli.
Qyteti i vogel e i bukur i Maliqit,
Si nje gjerdan i arte eshte zbukuruar,
Pret “Sofren Gorare” te tradites e te gezimit,
Si dielli qe shkelqen, te gjithe jane ndricuar.
“Sofra Gorare” me zemer te madhe, sot feston,
Me kenge e valle te bukura papushim,
Sofra e Gores heroike me shpirt bujare, gezon,
Uron miq, e te ftuar, gezuar ne kete festim!
Dy nete qyteti vogel, do ndrise nga yjet e hena,
Jepet Festivali, edicioni i pare i Shoqates,
Me zogjte e praneveres, u dergoj urime nga zemra,
Kenga te jehoje, e te bu¢asi si malet e Gores.
Je i bukur, si nje gonxhe, qyteti im, ku u rrita,
Me mungon si ajri, pa ty eshte bardh e zi,
Sot ne kete feste, lulet po’ shkelqejne, plot ngjyra,
Kjo feste e “Sofres Gorare” eshte nje mrekulli.
Natasha Petriti Tusha,
Forlì. 18.05.2025
KUR ISHA
16 VJECE!Mund të jetë një imazh i 1 person, balluke dhe duke buzëqeshur
==========
Kur isha ne moshen 16 vjece!
Shum gjera te bukura enderroja,
Shkollen e adhuroja, dhe me pelqente,
Veshjet e bukura, shpesh i nderroja.
Jeta ne femijeri e ne rini ka, qene nje magji,
Shkelqente bukur si rrezet e diellit,
Trendafilat e lulet ne oborr, ishin nje dashuri,
Ato kujtime, me vine ne mendje si dallget e detit.
… 16 vjece nje vajze, eshte nje filiz dashurie,
Eshte nje gonxhe, nje kenge, nje melodi,
Eshte nje hene e plote, qe i jep drit njerzise,
Eshte bukuria e nje ylli, qe shkelqen si dielli.
Studimet ne Tirane, jeten ma ndryshuan,
Dashurine e bukur te jetes, aty e gjeta,
Te dy ishim dielli qe ndritnim boten,
Ishim aroma e manushaqes, ku na bashkoi jeta.
Artin muziken, shum e adhuroja,
Vargjet ne zemer, me buronin per poezine,
Ato i fsheha ne shpirt, po kurr s’i harrova,
Endrren e realizova, si per poezine è per dashurine.
Natasha Petriti Tusha.
Forlì. 13.5.2025.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.