9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Naxhije Doçi – Prishtinë

PJESËMARRJE ME FTESË NË: “AKADEMIA PËRKUNTIMORE NË NDERIM TË BAZËS SË PARË TË UÇK”, ORGANIZUAR NGA KLUBI LETRAR “ZAHIR PAJAZITI” – PODUJEVË. Akademia Përkujtimore është mbajtur më 31. 01. 2022, në Restaurantin “EDI-2”, në Prishtinë. Faleminderit për ftesën “Klubi Letrar “Zahir Pajaziti”! – Prishtinë, 31. 01. 2022.  Në shenjë nderimi edhe poezia ime për tre Dëshmorët:Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Naxhije Doçi – Prishtinë

TRE LUFTËTARËT DËSHMORË

(Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu Edmond Hoxha)

 

Datë 31 janar 2022 në kalendar

e në Prishtinë sfond nderimi,

përkujtim i organizuar veçantie,

flakërim i paskaj krenarie

me përmasa zeniti

për tre luftëtarët shqiptarë

të Kosovës flamurshkabë,

Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha,

Zahir Pajaziti.

Që të tretë 25 vjet më parë,

më 31 janar të vitit 1997

ranë dëshmorë në fushë të nderit

duke luftuar ballë për ballë

hovit të pandalur në veprim

me ushtrinë shfarosëse të përdalë

të pushtuesit serb barbarë

tërë shekullin njëzet

në tokat shqiptare sundimtar

mesjetën në përqafim.

Tre trimat flakadanë hovit të paparë

Zahir Pajaziti,

Edmond Hoxha Hakif Zejnullahu

që në rininë e hershme të dalluar

zemërzjarrë të përkushtuar

për ndryshim kohësh në haperim,

epokën e re në përqafim.

Të tretë në UÇK themeltarë

që ranë dëshmorë

në mposhtje të robërisë së gjatë

dhe të trishtë serbe,

për frymim të bardhë lirie në Kosovë

dhe shqiptarisë anë për anë

rrënjë e trashëguar

në hartën e përthekimit madhështor bekuar

që nga lashtësitë e hershme,

që nga perënditë

me ligjërimin e bekuar shqip.

Krenaria për ta flakërimit krahështrirë

me jehun e gufuar përtërirë

ditë për ditë,

ag e terr dhe stinë për stinë

melodi sublime në shtim

bjeshkën në përthekim.

-Prishtinë – 31. 01. 2022.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

  

Naxhije Doçi – Prishtinë

TRE LUFTËTARËT DËSHMORË

(Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu Edmond Hoxha)

 

Datë 31 janar 2022 në kalendar

e në Prishtinë sfond nderimi,

përkujtim i organizuar veçantie,

flakërim i paskaj krenarie

me përmasa zeniti

për tre luftëtarët shqiptarë

të Kosovës flamurshkabë,

Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha,

Zahir Pajaziti.

Që të tretë 25 vjet më parë,

më 31 janar të vitit 1997

ranë dëshmorë në fushë të nderit

duke luftuar ballë për ballë

hovit të pandalur në veprim

me ushtrinë shfarosëse të përdalë

të pushtuesit serb barbarë

tërë shekullin njëzet

në tokat shqiptare sundimtar

mesjetën në përqafim.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm 

Tre trimat flakadanë hovit të paparë

Zahir Pajaziti,

Edmond Hoxha Hakif Zejnullahu

që në rininë e hershme të dalluar

zemërzjarrë të përkushtuar

për ndryshim kohësh në haperim,

epokën e re në përqafim.

Të tretë në UÇK themeltarë

që ranë dëshmorë

në mposhtje të robërisë së gjatë

dhe të trishtë serbe,

për frymim të bardhë lirie në Kosovë

dhe shqiptarisë anë për anë

rrënjë e trashëguar

në hartën e përthekimit madhështor bekuar

që nga lashtësitë e hershme,

që nga perënditë

me ligjërimin e bekuar shqip.

 

Krenaria për ta flakërimit krahështrirë

me jehun e gufuar përtërirë

ditë për ditë

ag e terr dhe stinë për stinë

melodi sublime në shtim

bjeshkën në përthekim.

-Prishtinë – 31. 01. 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.