Kah po shkon moj zanë?
(parodi)
Kah po shkojmë oj zanë
M’trego pashë atë nanë
Ku ishim deri atje,
ku ishim deri mbramë ?!
Jetonim n’bashkësi,
të lumtur, plot dashni
Sofra plot me fëmijë
Plot buzëqeshje, e plot lumturi
Sot, në këtë shekull të ri
Kem ba ,,hop’’ n’teknologji
Me telefona e ajfona
Librin shumë e kem zili
Mësuesi e shkolla, s’kanë randësi
Se telefonin e kanë n’shpi
Sa për detyra a provime
Po i kryejnë nga aty
N’diskotekë plot kullera
Pihet wiski, pihet vera
Qika t’reja e djem plot
Pas mesnate të dehur tapë.
Mbesin n’parqe të droguar
Sepse nanën s’e kanë ndëgjuar
Kah po shkojmë, më thuaj oj zanë!
Se, gjumë në sy s’kam shti mbramë
Europa ,,selam’’ po na qonë:
– ,,A jeni shqiptarë që ju kanë thënë’’?
Edhe unë hiq s’jom tuj ditë!
Kem pas kulturë, kem pas traditë
Kemi qenë popull fisnik
Vallë si erdhëm në këtë ditë.
Djali tani e përzë nanën
Se n’shtëpi e ka shti zanën
Nuk po don nusja vjehërri
-,,Se unë jam veq për dashni’’
Kur është puna te vllaznija,
për shkak t’grave prishet shpija
Vllau – vllaun e urren,
,,Baxhanaku’’ , thotë, është vëllau jem
Punën fort s’e kem merak
Me than t’drejtën e me dhanë hak
-Se lekun e ,,fitojmë’’ n’kafehane
Me pisllëqe e thashethëme
Me një expresso 50 cent
Flasin rëndë e shesin mend
Njëri tjetrin tuj përgoju…
-Se n’televizione i kanë mësu
Në çdo mahallë e qytet
Televizione, haj medet!
Gazetarë e moderatorë
Na shkatrruan, na banën horë
Plot ministra e deputetë
Në Kuvend e në ,,debate’’
Nga urrejtja tregonin vetë
Me gojë të vete e bëjnë ,,ispatë’’
Se janë të mbushur me mëkate
————————————-
Qysh me hy kështu në Europë?
Pa e kcy gardhin po bëjmë ,, hop’’!
Dorën n’zemër, çka me thanë:
Kah po shkojmë moj zanë…?!
Nazim Bislimi
17/10/2022
“”””””””””””””
Një natë pa gjumë
Rashë atë natë në shtrat
Fortë i rënduar
Veç rrezet e hënës po më shoqëronin
në vetmi.
E ashtu si në agoni
I humbur
mendja më rrëshqiti…
Pashë se si zilet e qingjave
cingërronin
E, e dëgjoja këngën e bilbilit
Kodrave e fushave
Po hiqja mallë.
Tek varret e të parëve
e, nën rrapin shekullorë
u çmalla tek varri i bablokut
tretur e vdekur në mërgim.
Edhe babai, aty afër
i qetë po pushonte…
Eu, thashë!
Unë, brezi i tretë
N’gurbet tuj u tretë
Ah jetë, o jetë!
S’di a qe ëndërr apo zgjëndërr
Nuk e di në isha në agoni,
Por pashë se atë natë
Gjumë nuk kisha shti në sy
Pashë se isha zhgrehë shumë nē vaj
Moj e zeza jetë, haj…!
Nazim Bislimi
27.10.22