“NDERI i AKADEMISË”
– Me falenderime ndaj Akademisë së Shkencave për nderimin. –
Motivacioni: “Zija Çela, shkrimtar. Prozator i shquar, me veprimtari krijuese sfidante prej një gjysmë shekulli, autor romanesh, novelash e tregimesh, që kanë provuar bindshëm marrëdhëniet ndërvepruese me karakter pasurues midis shqipes së njësuar dhe trashëgimisë dialektore, duke dëshmuar rolin e pazëvendësueshëm të shkrimtarit për zhvillimin dhe shfaqjen e shprehimësisë së shqipes letrare si zhvillim kulturor e identitar.”
Miq e lexues te dashtun, po e ndaj me ju kete lajm, sepse prej kohësh keni deshmuar atë virtytin fisnik: Gëzimin për Tjetrin.
Ju kam lodhur sivjet me urime për katër çmimet letrare, Gjakovë, Lezhë, Podgoricë, Tiranë. Dhe ja tani mirësia e pestë përsëri në Tiranë. Por ka edhe një çmim të gjashtë. Ju do të thoni cili na qenka i gjashti? Është ai që e jap unë, ai që ripërtrihet e prapë e jap, sepse buron pa shterim në vetëdijen time. E pra ky është Çmimi i Mirënjohjes. Ju jam mirënjohës që prej shumë e shumë vitesh qëndroni me mua, ashtu si unë me ju. U bëftë me vullnet edhe në të ardhmen!
Unë ju lutem ju, nuj ka nevojë për komente. Për atë Zot, mjafton një klik, sepse kur niset nga zemra, si shkëndijë e saj vjen tek unë.