S’ kishim, kishim..(E).
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Ish varferi e madhe,
Dhe buka ish me rracion..
Sot hidhet ne mberurina,
Pjesa qe tepron.
Kenaqeshim me njeri-tjetrin,
Me muhabete e llafe..
Tashti te merr malli,
Me dikend me pi nje kafe.
Atehere dhe me arna,
Delnim ne pazar..
Sot plot garderoben,
S’din cfare vesh ma pare.
Atehere per mesuesit,
Kishim me shume kulture..
Nxenesit e sotem,
I qellojne dhe me gure.
Na mungonin shume gjera,
Por kishim dashuri..
Sot kemi me shume,
Por s’kemi harmoni.
Vetem ne centrale,
Flisnim me telefona..
Sot shumica e njerezve,
Kane samsung e ifona.
Dikur nje zot shtepie,
20 vete ka komandu,
Sot s’mund merresh vesh..
As me femijte e tu.
Ju uroj te gjitheve,
Ju o miqte e mi..
Gezime me shume te keni,
Dhe me shume lumturi.
“”””””””””””””””””
Ish aktori i madh dhe Artisti i Popullit Pjeter Gjoka lindi ne Ulqin (sot Mali i zi), me 3 gusht 1912.
Prejardhja e tij eshte nga nje familje shkodrane, me origjine nga Dushmani i Shllakut.Kur ishte femije ne moshen 3 vjec (1915), familja e tij u vendos ne Shkoder. Ne rini ai u shqua si futbollist dhe si atlet. Qe kur ishte ne moshen 18 vjec, mori pjese ne levizjen amatore e artistike ne Shkoder. Ne vitin 1930 luajti ne skene rolin e Gjergj Dushmanit tek drama “Dy prince per nje vashe”. Ai shpejt u be nje nga aktoret me te njohur te atyre viteve ne Shkoder. Ne vitin 1933 ai merr pjese ne Olimpiaden Ballkanike ne Athine, ku fiton ne garen e kercimit se gjati, duke qene per nje kohe te gjate rekordmen ne kete gare. Vitet me pas ai luajti mjaft role ne skene, shumica e te cilave ishin kryesore. Pasi mbaroi Liceun Klasik ne Shkoder, ai sherbeu si mesues ne Vlore, Mirdite, e Shengjin. Ne vitet 1944-46 ai punon ne gazeten “Koha e re” qe e drejtonte shkrimtari dhe publicisti i njohur Kole Jakova. Ne fillim luajti me Teatrin e Ushtrise, dhe me pas e ftuan ne Teatrin Popullor si aktor profesionist. Ne Teatrin Popullor aktori i madh Pjeter Gjoka luajti mjaft role kryesore si: Kleanthi tek komedia “Tartufi” e Molierit, Levishini tek drama “Armiqte” e Gorkit, Miles ne dramen “Intrige e dashuri”, Lir ne dramen ” Mbreti Lir” i Shekspirit dhe mjaft role te tjere te suksesshem. Ai ishte nje artist i madh si ne t.eater, ashtu edhe ne kinematografi. Ai ka interpretuar me sukses ne disa filma artistike si:
Tek filmi “Skenderbeu”, “Tana”, “Furtuna”, “Njesiti Gueril”, ‘ I treti’, etj. Ai u nda nga jeta ne vitin 1982 ne moshen 70 vjecare. Ai la pas nje trashegimi te pasur artistike dhe njerezore per brezat e ardhshem.