12.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Ndre Kole Picaku

VETMIA
Eh moj nënë
e mjera nënë,
të gjithë ikën
vetëm t’ lanë,
vetëm ngrysesh
vetëm gdhihesh,
s’ka kush t’pyet,
si je me shëndet,
a po mundesh
apo bën gajret,
asnjeri s’ke pranë,
asnjë fjalë pa ta thënë,
një gotë uj pa ta dhënë,
linde e rrite 7 fëmijë,
asnjë pranë në pleqëri,
kanë sumë vite
dhe pa të parë,
të gjithëve u the
udha e mbarë!
bëni çmos
ejani me m’parë!
jam e plakur
shumë e rënduar,
mos m’harroni
ejani shpesh më shikoni,
e mjera unë nënëshkreta
linda fëmijë,e vetme mbeta.
22.prill 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.