17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Ndre Kole Picaku

KAFEJA. Situatë e re
Dikur me një kafe,
mikun shokun prisje
fjala e buzëqeshja
aq shumë ngjisje.
E pyesje dhe të pyeste,
si je,si e kalon,
e shihje e të shihte në sy,
– gëzohem që të kam ty,-
Kafen me mikum,shokun
mjaft e pëlqeja,
pse mendime me të,
me kënaqësi këmbeja…
sot…mora kafenë,
nis ta pijë,
se si mu pre,
të bisedojsh, s’ke me kë,
Kaloj në ballkon,
më vjen një zë,
kush…kë kërkon,
është vetmia që më dërmon.
Hy e dal
gjithnjë i vetëm,
kam një hall
çdo ditë tretem.
8 maj 2020
“”””””””””””””
PRANVERA
Për pranverën dua të shkruaj,
edhe se ka ardhur para një muaj,
po ja që këtë vit pranvera,
nuk na gjeti si herë tjera .
Livadhet me lule
kundërmojnë erë,
malit trëndafila,
djersin në pranverë.
lulëzojnë luginat,
fusha gjelbëron,
bukuria e fshatit
nga larg dallon.
Atje ku njeriu thotë
në natyrë të rroj,
ti ngjitem malit
me vrullin e djalit.
Në vatrën me zjarr
të pjekim kulaç,
dhe ta hamë me djathë,
dhe ta gëdhijmë jashtë.
Fusha dhe male,
dielli përkëdhel,
ngrohtësi dhuron,
hajde lule çel!
Kecërit dhe qëngjat,
hidhen, blegërojnë,
luginave lëndinave
ua shtojnë hijeshinë.
Qyqet nëpër pyje
ku ku këndojnë,
na erdhi pranvera
të gjithë lajmërojnë.
Dhe njerzit tash
vishen më lehtë,
se iku dimri,
të ftohtë s’do të ketë.
Dhe fëmijtë për në shkollë,
nxitojnë të gëzuar,
me veshje ngjyra ngnyra
duke qeshur dhe kënduar.
6 maj 2020
“””””””””””””””””
LAVDI DËSHMLRËVE!
Sot 5 maj,
dita e dëshmorëve është quajtur
në kujtim e respekt të dëshmorëve të ,lirisë,
të atyre djemve dhe vajzave që në lule të rinisë
bënë jetën e tyre fli për çlirimin e Shqipërisë
luftuan me guxim e heroizëm të rralle,
që me yllin e kuq e flamurin në ballë,
mundën pusbtues e tradhtarë.
Sot këto dëshmorë
politika i çvlerësoi
politika 30 vjeçare
me prirje antikombëtare,
i përçmoi,
i harroi,
i çvarrosi,
i përdhosl,
më tepër për tradbtarët,
ngritën buste e lapidarët
5 maj 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.