19.6 C
Tiranë
E hënë, 8 Qershor 2026

Ndre Kole Picaku

VALLË,?
Një situatë
shumë e rënduar,
jo vetëm nga smundja
por nga më tepër
nga politika,
na është krijuar
që:
na shqetëson,
na mashtron,
na përçan
na ndan,
na armiqëson,
na rrënon,
Na çorienton,
t’vërtetat i mohon,
nga ekrani n’ekran,
sheh politikanë,sharlatanë,
sheh gazeta
krejt pa t’vërteta,
opinionistë të shitur
aq shumë na kanë neveritur
s’din kujt t’i besosh
të vrasin sy e veshë
kur t’i ndigjosh.
Na i thartuan trutë,
kështu i dashka
mushka drutë.
Vall kjo është
liria e mendimit!?
që i hapi rrugë
maskarallëkut,mashtrimit.
2 prill 2021
“””””””””””””””
Peshku i madh
nuk po kapet,
për të që kur
është fol hapët,
pse drejtësia
i vjen vërdall,
kjo pra është
fatkeqësia,
që prej vitesh
vuan shqipëria,
e pse flet ti
për Tom Doshin?
si bamirës
ate e shohim,
merru pra
me peshqit e mëdhenjë
gjithçka dashtën,
na rrëmbejnë,
ata vranë
ata grabitën
n’majë t’pushtetit
ata u ngjitën,
amerika bën sehirë,
ajo t’gjitha i din mirë,
peshku i madh
jo nuk preket,
n’zverk të popullit
gjithnjë mbetet.
Peshku i madh
është qelb nga koka,
këtë tashmë
e din gjithë bota.
30 mars 2021
“”””””””””””””
Festojnë humbjen
Opozita për karrike lufton
rregullat e pandemisë i injoron,
se ka për gjë se njrrzit vdesin,
mjafton që vetë ata të mbesin,
me tam tame si dikur e bori
mendon se fitoren do ‘arrijë,
këta që nuk njohin ligj as shtet,
vetëm njoin e luftojnë për veten e vet,
Lideri që të vinte n’orar harroj,
i la militantët ,të thërrisnin i harboj,
harroj të fliste për tërmet e pandemi,
punë e madhe se vdesin njerzit në Shqipëri,
humbjen festuan që në fillim,
jetojnë me frikë e trishtim,
ata që vodhën,dhe bënë krim,
sot duan në pushtet të vijnë,
populli tash më e din mirë
s besoj ta japin votën me pahirë.
26 mars 2021
Aleksandra Pasko, Laura Gashi Gjakovare dhe 24 të tjerë
22 komente
Pëlqej

Komento
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.