17.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Maj 2026

Ndre Kole Picaku

Lufta për vota
Kur vijnë votimet,
tronditen kursimet,
rendin partitë
si dikur hordhitë.
Me lajka dhe premtime,
me buzëqeshje e fjalime,
pasi marrin votën
nda populli distancohen.
populli thot
ate që sot,
ai sheh në botë,
“halli ma ngalli”.
Kështu politikanët
tan delenxhinjë,
për turp spekullojnë,
me njerzit hallexhinjë.
me thas mielli
dhe me para,
i marrin votën
popullit fukara.
Lufta për vota
në kohë fushate,
i ngjan një maskarade,
të ndyrë e bastarde.
Partitë për vota
turren me vrap,
se cila më shumë
e më par të kap.
Për kë të votojmë,
kujt ti besojmë!?
të paraqitet njerzor,
të del mizor.
Të duket me taban,
të del llafazan,
Tregohet dashamirës,
të del sahanlëpirës.
Të paraqitet burrëror,
të del horror,
tregohet i ndërgjegjshëm,
të del i papërgjegjshëm.
të shfaqdt atdhetar,
të del antikombëtar,
të duket i përkushtuar
të del i korruptuar.
Populli të votojë
përfaqsues dinitozë,
me votë të ndëshkojë,
sharlatanë e mafiozë.
Vota e menduar,
është shans i fituar,
vota e qëlluar
e ardhmja e garantuar.
Por ja që s’të lënë,
ta qosh atje ku don,
në fshehtësi të zënë,
me djallzi ta gllabrojnë.
Edhe tani
që erdhi demokracia,
tek kutia
ujku dhe dhija.
Del deputet
ai që s’e pret,
pa nivel e pa vizion,
me papagalin ngjason.
Nga libri im VLERA DHE ANTIVLERA
“””””””””””””””””””””

VOTA IME
Udhëtim i largët
rrugtim i vështirë,
më pak dritë,
më shumë n’errësirë.
Ndonse s’duket
shumë rrezaton
ajo s’ndjehet
por shumë peshon.
Dikur vota,
nën komandë,
me pak vlerë,
pa peshë të rëndë.
Më par vota
ish me kokrra,
nëse tek fronti
ajo s’shkonte,
ishte kokrra
që të tradhtonte.
U lodh shumë
kjo vota ime,
për të pati
dhe shumë sublime.
Të dashtëm,
të dëshiruam,
të kërkuam,
të vlerësuam.
Me vështirësi
të gjetëm,të fituam,
mirse naerdhe
nga zemra t’uruam .
Ashtu si ajri
për mushkërinl,
është vota
për demokracinë.
Mos e shpërdo votën
i dashur qytetar,
ndryshoje botën,
për të mir sa më par…
Nga libri im VLERA DHE ANTIVLERA
“””””””””””””””””

MOS I SHKO PAS!
Nga t’ia nis e kujt t’ia kris,
që në mjes dita ka nis
pa nis mirë është bërë pis,
ç’far s’ thonë e çfar s ‘shqiptojnë,
mbushin thasët,veç mashtrojnë.
“rritet” paga brenda ditës,
fronte pune ka për ju,
veç t’votoni ju për mua,
aman t’keqen më votoni,
me të gjatin mos më ndrroni,
mos ia hapni ati derën,
sepse dimër ua bën verën,
ati kurr mos i besoni,
rahatllëk nëse doni,
unë rrumpallën ua dhuroj,
e kam n’gen s’e harroj
s dua ligj as s’bëj shtet,
ai që isha ai kam mbet,
çfar është bërë unë e prish,
s’më thonë kot ti je njësh,
dhe herë tjera kështu kam bërë
rrokopujë i kam lënë,
rrokupujën n’gjak e kam,
kur më vjen, edhe vras,
deri n’vesh ksulën ta rras,
keni par a s’keni par
kështu vrava me 21 janar,
kështu vrava dhe n’Gërdec,
sharra n’gozhdë s’më ka ngec,
kryeministër tash dua t’bëhem ,
n’histori dhe unë të mbetem,
se ky popull kështu e don,
kur si i verbër pas të shkon.
17 prill 2021
Marjana Sulejmani, Aleksandra Pasko dhe 22 të tjerë
33 komente
Pëlqej

Komento
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.