Është si hëna n’errësirë,
është si ylli n t gdhirë,
është si lulja në derë,
që të qetson përherë.
Buzëqesh pra buzëqesh!
më i pranueshën do t’jesh!
27 korrik 2021
“””””””””””””””
Më mirë!
Më mirë dashuri
se armiqësi,
më mirë bashkë
se të ndarë,
më mirë afër
se larg,
më mirë pranë
se matanë,
më mirë mirkuptim
se sa irritim,
më mirë çiltërsi,
sesa hipokrizi,
më mirë ndershmëri,
se sa prapsi.
Zgjidh pra!
zgjidh më t’mirën,
që jeta të të eci mbar!
që të jesh më i qetë,
që të jesh më i lirë,
që të jesh më i dlirë.