14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Ndue Lazri

Humor në prag të Vitit të Ri

KUR GRINDEN BURRAT E SHTETIT
Po qeshin gjelat e detit
pse grinden burrat e shtetit.
Sala thërret: Do e marr partinë
Luli i thotë: S’e lëshoj selinë.
-Mor Lulush, more tradhëtar,
mor legen, more trutharë
kur më flet ngrihu në këmbë
se t’i thyej dhëmballë e dhëmbë.
-O Sali, legen je vetë
kot e ke që po bërtet,
tash prej teje s’trembem kurrë,
se u rrita, u bëra burrë.
-Burracak, t’paska dalë frika
se të rri prapa Amerika,
mua s’më trembin ato bisha
se më thonë Sali Berisha.
Që nga Dajti e deri në Pezë
e bëj Yurin kim me vezë,
le t’më quajë ajo Non Grata
se e çoj bareshë me pata.
-Leri Salë patën dhe pulën
unë nuk trembem se kam vulën
me të në dorë unë e hedh lumin
ti mbaj foltoren e stadiumin.
-Prandaj je ti kaq n’gazep
edhe fle me vulë në xhep,
por ta dish se t’ka humbë vula
ndaj do shkosh dhe ti me pula.
E vazhdojnë këta me gallatë
bën sehir populli i ngratë
e qeshin gjelat e detit
si grinden burrat e shtetit.

Ndue Lazri

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.