10.5 C
Tiranë
E hënë, 30 Mars 2026

Ndue Lazri

ME DASHURINË PËR LIBRIN DHE ARTIN

-Në ceremoninë e dorëzimit të librave të autorëve shqiptarë bibliotekës së qytetit Rovereto-Potrebbe essere un'immagine raffigurante libro e testo

Tashmë librat kanë arritur dhe janë ekspozuar në paradhomën e sallës “Belli” të pallatit “Alberti Poja”,ku do të bëhet ceremonia e dorëzimit të tyre bibliotekës së qytetit Rovereto. Janë autorë shqiptarë që kanë dërguar librat e tyre nga Italia apo Gjermania, ku banojnë e punojnë si emigrantë, por edhe autorë nga Shqipëria e Kosova. Sipër stendave flamuri ynë kombëtar.
Në sallën ku do të bëhet ceremonia kanë ardhur emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Rovereto, disa nga autorët e librave, drejtues e aktivistë të shoqatës “Besëlidhja”, qytetarë italianë që e kanë ndjekur me interes e simpati këtë nismë të dy intelektualëve shqiptarë etj. Dy krijuese, Zyra Ahmetaj e Prenda Sejdia një ditë më parë kanë arritur nga Shqipëria. Ka ardhur personalisht për të marrë pjesë e për të përshëndetur edhe kryetari i bashkisë së qytetit, Francesco Valduga.
Intelektualja Nereida Xhakolli, që është edhe njëra nga nismetarët e kësaj veprimtarie, hap aktivitetin, duke iu uruar mirëseardhjen të pranishmëve dhe bën një ekspoze të idesë e realizimit të kësaj nisme, duke lexuar një për një edhe emrat e autorëve, të cilët përshendeten me duartrokitje nga të pranishmit. Pastaj e merr fjalën kryetari i Bashkisë, zoti Valduga, i cili shprehu vlerësimet e tij për këtë nismë, që është një shenjë shkëmbimi kulturash midis dy vendeve, Shqipërisë e Italisë, por edhe shenjë e integrimit të komunitetit shqiptar, që do të ketë edhe këndin e librit shqip në bibliotekën e qytetit. Përshëndet edhe presidenti i shoqatës “Besëlidhja”, Dashamir Kërtusha.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone, persone sedute, persone in piedi e spazio al chiuso
Pastaj një zë i bukur i muzikës lirike, sjell për disa çaste një dridhje emocioni, duke interpretuar arien “O mio babbino caro” nga opera “Gianni Schicchi” e Giacomo Pucinit. Salla me kupola mbushet me zërin e këngëtares lirike italiane Daniela Sannicolò, e cila e ka pritur me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet të bukur të komunitetit shqiptar. Madje në sallë e ndjek me emocion të bijën edhe babai i saj, Gainfranco.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona, in piedi e spazio al chiuso
Në këtë atmosferë autorja Rudina Muharremi Beja, që jeton e punon në Rovereto, lexon një cikël poezish të saja. Emocioni i vargjeve shpërndahet në sallë nën shoqërimin e tingujve të ëmbël muzikorë të instrumentistit të talentuar Francesco Maffei. Ai bashkë me këngëtaren Alessia Bisignani, janë në moshë shumë të re, por mjaft të talentuar dhe krijojnë një atmosferë të bukur me interpretimet e tyre. Ata janë aktivistë të studios “Artisti” të drejtuar nga kompozitori shqiptar Aleksandër Kolshi, i cili ka ardhur bashkë me ta në mbështetje artistike të këtij aktiviteti. Muzika dhe këngët që interpretojnë ata përshtaten aq bukur në një ambient ku flitet për libra e ku recitohen poezi.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 9 persone, persone sedute, persone in piedi e spazio al chiuso
Një tjetër autore shqiptare, banore e këtij qyteti, Albina Ceka, flet për rrugën e saj krijuese dhe për katër librat që ka shkruar, tre prej të cilëve ia ka dhuruar bibliotekës.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone, persone che suonano strumenti musicali, persone in piedi e spazio al chiuso
Me emocione të veçanta u prit prezantimi dhe promovimi i librit “Castello nella valle” (Kështjellë në lëndinë”, i autores Zyra Ahmetaj, të cilin kam patur kënaqësinë ta përkthej në gjuhën italiane. Pas prezantimit të librit nga ana ime, e mori fjalën autorja e ardhur nga Shqipëria. Ajo është një zonjë e shtrënguar nga një aksident, të rrijë gjithë jetën mbi një karrike me rrota. Por gjallëria e saj, buzëqeshja, dëshira për jetën, energjia krijuese, bëjnë që nga të pranishmit gati të mos vihet re ajo mangësi fizike e saj. Madje në një moment, kur artisti koreograf e valltar, Nexhmi Mati, pasi prezantoi librin e tij me vlerë për praninë shqiptare në zonën e Trentinos, improvizoi vallen e Tropojës, Zyhraja e ktheu karriken e saj me rrota në një instrument vallëzimi, duke iu përgjigjur valles së krahinës nga ajo ka ardhur. Me delikatesën prej poeteje, ajo, me karriken e saj me rrota, i afrohet djaloshit italian me pianola dhe i dhuron një trëndafil.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 10 persone, persone sedute, persone in piedi, fiore e spazio al chiuso
Në një moment të caktuar, kryetari i Bashkisë, zoti Valduga, kërkon leje që të largohet, pasi ka dy impenjime të tjera, celebrimin në komunë të dy martesave, njëra prej të cilave është e një çifti shqiptar. Në kor nga salla i thuhet që t’i përcjellë edhe urimet e pjesëmarrësve të këtij eventi dy të rinjve shqiptarë që celebrojnë në këtë ditë martesën e tyre.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 13 persone, persone in piedi e spazio al chiuso
Me delikatesë prej femre dhe artisteje, Nereida u dhuron tri buqeta me lule poetes Zyra Ahmetaj dhe këngëtareve Daniela Sannicolò e Alessia Bisignani.
Është përsëri muzika e dy të rinjve italianë që e ndez atmosferën në sallë. Bashkë me Nereidën e me Aleksandër Kolshin kemi zgjedhur për evenimentin këtë lloj muzike, për të treguar që aktivitetet tona mund të marrin një shije të mirë e të hollë kulture, duke iu shmangur tallavasë e duke promovuar muzikën e vërtetë e të kultivuar.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone, bambino, persone sedute, persone in piedi e spazio al chiusoPotrebbe essere un'immagine raffigurante 6 persone, persone in piedi, persone sedute, genziana, rosa e spazio al chiuso
Pas aktivitetit, vihemi përsëri në udhëtim me imprenditorin e palodhur shqiptar, Fation Mulliçi, i cili është edhe anëtar i këshillit bashkiak të komunës së Roveretos. Një ditë më parë të dy bashkë i kemi pritur krijueset që vinin nga Shqipëria në aeroportin e Veronës. E tani, pasi Fationi ofron bujarisht një drekë, i shoqërojmë sërish për në aeroport. Rrugës bisedojmë për projekte e ide të tjera që ka Fationi në mbështetje jo vetëm të aktiviteteve si ky që u zhvillua për librin, por edhe të aktiviteteve të një shkalle më të gjerë e mbi të gjitha në mbështetje të nevojave të komunitetit shqiptar në Rovereto dhe në gjithë zonën e Trentinos dhe të integrimit të tyre sa më të mirë në jetën shoqërore, prodhuese e kulturore italiane.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 3 persone, persone in piedi e occhialiPotrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e in piedi
Që sot librat e autorëve shqiptarë janë pjesë e fondit të bibliotekës së Roveretos. Autorë të tjerë, si Zija Çela, kanë shprehur dëshirën të bëhen pjesë e kësaj nisme. Ndërsa vepra e shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare studiohet në programet shkollore të liceut të këtij qyteti.

Ndue Lazri

“””””””””””””””””””””””

NË LAURËN E ERZANËS…

Arben Hallidri në rininë e vet kishte një ëndërr; të vazhdonte shkollën e lartë. Ai i donte librat, ishte i etur për të lexuar. Lexonte libra nga të gjitha llojet, në prozë e poezi, në literaturë shkencore e historike. Me një fjalë nuk e lëshonte thuajse kurrë librin nga dora. I lindur në Rajcë të Librazhdit, ai ishte kurioz të mësonte sa më shumë për vendlindjen, për historinë e traditat, për vallet e kostumet e Rajcës e të zonave përreth. E këto njohuri ai donte t’i pasuronte edhe më tej, duke arritur një profesion e kualifikim në shkollë të lartë. Por, siç ndodhte në Shqipërinë e kohës së luftës së klasave, ëndrrën e tij për shkollë të lartë ia këputën në mes. Sepse familja e tij kishte një cen në biografi.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 7 persone, persone sedute, persone in piedi e spazio al chiuso
Dhe ai i hyri punës së ndershme si punëtor, për të fituar me djersë jetesën për veten e më vonë edhe për familjen që krijoi. E kudo ku ka punuar, si në Shqipëri e në emigracion, edhe pse në punë jo të lehta si punëtor, librin nuk e ka ndarë e nuk e ndan nga dora. Me kulturën e tij ai nuk u lë gjë mangut as intelektualëve më të mirë dhe me të mund të hysh në diskutim në tema nga më të ndryshmet në fushën e letërsisë, të shkencës, historisë etj.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone, persone sedute, persone in piedi e spazio al chiuso
E bëra këtë hyrje të gjatë, sepse e pashë Benin dje të emocionuar përpara Universitetit të Trentos, në pritje që bija e tij, Erzana, të bënte mbrojtjen e laureas. Një familje me rreth të gjerë, këtu në Rovereto të Italisë, kishin ardhur në numër të madh për të ndjekur këtë moment të gëzuar e të rëndësishëm.
Erzana ka studiuar në letërsi e filozofi dhe tezën e saj të laureas e ka ndërtuar pikërisht mbi këto dy fusha, duke bërë një ndërthurje origjinale për raportet midis utopisë e distopisë, bazuar në veprat e autorëve Burdekin, Orwell, Huxley. Gjatë gjithë jetës së saj shkollore ka patur gjithnjë rezultate të larta. Prindërit e saj, Arbeni e Donika, kanë punuar gjithë jetën duke i edukuar fëmijët me dashurinë për shkollën, që të paktën të shikojnë të realizuar tek ata ëndrrën për shkollën e lartë. Dhe Erzana e dëshmon më së miri përgatitjen e saj. Njeh shumë mirë gjuhët italisht, anglisht dhe spanjisht. E vendosur prej më shumë se një viti në Madrid, ajo ka pasuruar gjerësisht kulturën e saj edhe duke njohur historinë, kulturën e traditat e popullsisë së gadishullit iberik. Laurean e mbron në dy gjuhë, në anglisht e në italisht. Prezantimin e parë të tezës përpara komisionit me pesë profesorë, ajo e bën në një anglishte perfekte. Pastaj anëtarë të komisionit i drejtojnë pyetje në italisht dhe ajo iu përgjigjet me të njëjtën saktësi e kompetencë, duke shkëputur buzëqeshje admiruese nga fytyrat e anëtarëve të komisionit.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 4 persone, persone in piedi e spazio al chiuso
Në fund, mes emocionesh të të gjithë të pranishmëve shikojmë një komision që ngrihet në këmbë, i shtrëngon dorën me dashamirësi e përgëzime studentes shqiptare, duke i komunikuar vlerësimin më të lartë: 110 e lode. Të gjithë të pranishmit shpërthejnë në duartrokitje, e përgëzojnë dhe e përqafojnë Erzanën. 14 muaj pune ne pergatitjen e kesaj teze shperblehen me rezultatin e larte.
Pa dyshim, një atmosferë e bukur, që na bëri të ndiheshim krenarë edhe ne bashkëatdhetarëve të saj.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone, persone in piedi, fiore e spazio al chiuso
-Më së fundi po fillojmë të kthehemi atje ku duhet të ishim,- thotë Dine, kushëri i Arbenit. Dhe na tregon ata djem e vajza të reja të fisit të tyre që kanë ardhur në këtë festë e që janë nxënës shumë të mirë në shkollat italiane, duke aspiruar secili shkollën e lartë.
Përveç festës së bukur, që u organizua në një lokal, pronë e dy djemve shqiptarë nga Mjeda e Shkodrës, mua më mbeti në mendje një frazë që midis entuziazmit në sallën e provimit, Arbeni ia drejtoi vajzës së tij më të vogël, Edlirës, nxënëse shumë e mirë në shkollën e mesme: -Së shpejti dua të të shikoj edhe ty pëpara një komisioni të tillë. Dhe vajza iu përgjigj me buzëqeshje e me vetësiguri:-Patjetër, baba.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 4 persone, persone in piedi e spazio al chiuso
Ishte i emocionuar, miku im Arben Hallidri. Por edhe i lumtur që ëndrrën e vet e sheh të realizuar tek fëmijët e tij.

Ndue Lazri

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.