18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Ndue Sanaj

Të nderuar miq e mike, sot, me date 7 nëntor 2021, Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, në bashkëpunim me Shoqatën “Lidhja e shkrimtareve e artisteve Shkodër” dhe Shoqatën Atdhetare “Malësia”, në mjediset e bibliotekës “Marin Barleti” organizoj e zhvilloj ceremoninë e promovimit të librit, me titull “Marash Tuci, ndorja shqiptare”-novelë, me autor shkrimtarin, poetin, historianin, publicistin, botuesin e N/kryetarin e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Prele Milani, një vepër e veçantë për nga përmasat e zhvillimit të ngjarjeve, që në qendër të këtij libri, të kësaj novele, është BESA, për të cilën shquhen në veçanti malësorët e në tërësi shqiptaria. Krenet e Nikaj-Merturit thirren e priten nga Veziri i Shkodrës, por priten në besë dhe Marash Tuci, jep jetën në mbrojtje të tyre, se i kishte marrë në ndroje.Mund të jetë një imazh i aromë dhe teksti

Shoqata është themeluar 18-19 vjet më pare, Prela na u prezantua me librin, me titull “Bibla në vargje”, duke vijuar nen shembullin e shkrimtarit e përkthyesit Lazer Stani, filloi jo vetëm seria e botimeve të Preles, por duke u ndjekur dhe nga shoke e anëtar të tjerë të Shoqatës, si Luigj Shyti, Lazer Kodra, Voc Deda, profesor Zef Gjeta, profesor dr. Vuksan Kola, Lulash Brigja, Ndue Sanaj, Pjeter Gera, Prele e Mri Kroj, Zef Lulash Sokoli e Lulash Ndoc Gilaj e të tjerë. Ky libër që paraqitet sot është i 73-ti, që janë botuar nga personat e mësipërm promovua ose jo. Kjo tregon, se Shoqata, pa organizuar një konference të veçante apo bere një thirrje të veçante, anëtaret e saj, u nxiten nga brezi i paraardhëseve të tyre dukagjinas, si piktori Ndoc Martin Camaj, At’ Banartin Palaj, At’ Daniel Gjeçaj, albanologu Martin Camaj, Ernest Koliqi e të tjerë e të tjerë, se në çdo kohë ka të rejat e veta dhe që duhen lenë të shkruara, duke u larguar nga gojëdhënat, se edhe pse ato kane vlerat e veta, por duke kaluar brezat, një brez shton diçka e një brez heq diçka dhe është e vështirë të vije e vërteta e plote deri tek brezi tjetër, deri te ne. Ajo, që shkruhet, mbetet e pavdekshme mbi të cilën brezi ecën më tej apo dhe bën ndryshime sipas informacionit që merre nëpërmjet zbulimeve të reja. Por e rëndësishme është se hidhet një baze, që deri më sot nuk e kishim. E theksojmë ketë, se ky tregues është një nder arritjet më të mëdha të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”.
Kjo veprimtari u drejtua me kompetence nga gazetarja e TV1-Channel, zonja Lindita Kavaja.
Në ketë ceremoni morën pjese shkrimtar, poet, veprimtar, politikane, anëtar të tri shoqatave, dashamir të autorit dhe familjar të tij.
Mori pjese deputetja e Shkodrës dhe Anëtarja e Nderit të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, zonja Gerta Barleti; Konsulli i Nderit të republikës së Austrisë në Shkodër, zoti Gjergj Leqejza; zoti Zija Vukaj, kryetari i shoqatës së shkrimtareve Shkodër; Ilmi Kurti, Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Malësia”; Kryetarja e Shoqatës “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, zonja Rita Shkurtaj; redaktori i librit, studiuesi i gjuhës e përkthyesi dhe presidenti i shtypshkronjës “Fiorentia” Meritan Spahiaj; poetja Prenda Sejdia; kritiku Kadri Ujkaj, publicisti Kadri Fikaj, poeti Lazer Kodra; poetja Lifee Hasa; poetja Farida Ramadani, poetja Djana Çelepia –Tabaku; botuesi Voc Deda, grupi folklorik “Besa e Shoshit”, me kryetarin e tyre, zotin Ndoc Fusha; pasardhësi i familjes së Marash Tucit, Sokol Marashi dhe të tjerë.
Në ketë promovim u dhanë shumë opinione: Poetja Prend Sejdia, recitoj Dorjana Blinishta; Studiuesi e redaktori i librin, Meritan Spahija; Ndue Sanaj; përkthyesi Zija Vukaj; studentja Besarda Shkoza; kritiku Kadri Ujkaj; poetja Mimoza Rexhvelaj; studiuesi Kadri Fikaj; poeti Lazer Kodra; Kryetarja e Shoqatës “Xhubleta e Alpeve e Shqiptare” studiuesja Rita Shkurtaj; studiuesi Zef Mark Zeka; Ilmi Kurti; studiuesi e shkrimtari Ali Daci nga Rrezhaja; pastaj mori fjalën grupi “Besa Shoshi” duke kënduar këngën me çifteli, për Marash Tucin.
Në fund e mbylli ketë takim Sokol Marashi, pasardhësi i Marash Tucit, që ftoj pjesëmarrësit për një koktej …
Ju urojmë autorit te librit, Prele Milani, të bëni punë të palodhur në fushën e studimit e krijimtarisë suaj në shërbim jo thjeshtë të Dukagjinit e dukagjinasve, por dhe të kombit tonë, me ndihmesën tënde po aq të palodhur, bashkëshorten, zonjën Angjelina, se nuk mund të jeni kaq i suksesshëm pa ndihmën e saj.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.