13.5 C
Tiranë
E shtunë, 21 Shtator 2024

Ndue Vatnikaj

 

Eh…. Agim Geci..L'immagine può contenere: 1 persona, con sorriso, in piedi

, sa keq më vjen që po shkruaj sot për Ty. Kjo është e padrejtë sepse unë jam 15 vite më i madh se Ti por dhe pse patëm këtë diferencë moshe ishim shumë shokë, ishim kojshi në dy pallate përballë njëri tjetrit në Lagjen “Partizani” në B. Curri dhe si familje e kemi kaluar mjaft mirë me njëri tjetrin. Po kush nuk do të donte të kishte shok Ty? Djalin e urtë e të zgjuar, gojë mjaltë, i butë e i mirë tamam si qingji sugar, gjithmonë i qeshur , mësuesi i talentuar, biznesmeni i mirë, kolegu e familjari shembullor. Po si kështu o Agim? U largove për një jetë më të mirë në Amerikë dhe paska qënë e shkruar të largohesh edhe nga kjo jetë atje në Amerikën e largët , shumë shokë e miq që nuk e donin këtë lajm për Ty të paktën donin të respektonin në përcjelljen tënde për në amshim.Por ah Agim, kurbeti na ndau për së gjalli e po vazhdon të na ndajë në çdo gjë edhe për së vdekuri. Sot m’u kujtua kurë pimë nga një kafe në Qafmali dhe më the -“A thue do ta dinë Lekbibajt se Ti edhe unë ishim më të parët që blemë makina private nga Lekbibasit në kohën e demokracisë (ashtu i thonim Nikaj Merturit atëherë)?” Sot po ta kujtoj unë këtë merak. I nderuar Agim, familjen,të afërmit e shokët i le në pikllim të madh. Shpirti të pastë dritë në jetën e pasosune, pushofsh në parajsë! Ngushllimet e mija familjes të afërmve dhe gjithë shoqërisë Agim Gecit. Me mallë e respekt Ndue Vatnikaj!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.