Le të kujtojmë me nderim sot një deshmorë, një djalë Currajsh: Lekë Qokajn “Dshmor i Atëdheut” në 25 vjetorin e rënjes në krye të detyrës…

Qështë kjo rë që prishi motin.
Qështë ky lalm që dridhi tokën.
Pse po e derdhin malet lotin.
Lajmi i vdekjes për Lekë Çokën.
Në mal vajtimin e nisi zana.
Në shpi vajtimin e nisi nana.
Vajton nuse e vajton motër.
E nisë brimën djali i vogël.
Thonë Lekë Çoka ka ndrrue jete.
Në krye të detyrës paska mbetë.
Si deshmorë e si pishtarë.
Për më mbetë gjithmonë i gjallë.
Në ngushllime për kët djalë.
Ardhë me pa Malsia mbarë.
Dhimbja e vaji nuk ndalen dot.
Kush ka ardhë qajti me lot.
Gjakatar si i more jeten.
Kurrë se dite të vërtetën.
Po ta njihje si unë Lekën.
Sdo ta vrisje pa vra veten.
Kalojnë vitet dalëngadalë.
Si pëllumb Lekes i rritet nje djalë.
Shkon te varri çdo pranverë.
Ja mbushë lule plot me erë.
Se pat puthë babin një herë.
Ja puthë foton mbi mermer.
E andej s’largohet dot.
Pa ja lagë varrin me lot.
O Lekë Çoka ,o sokol djalë.
Je deshmorë e je pishtarë.
Ne përjetë do të kujtojmë.
Lule e kangë për ty gjithmonë.