Heeeej, Ndoc Mulaj……
Ndoshta ky është dhe do mbetet texti më i dhimbshëm që kam shkruar në jetën time.
Ndoc Mulaj, ishte djali i vogël i Dedë Rrustemit, mikut e shokut tim ( Deda, vëllau i bashkëshortes time).
Njëri ndër njerzit më të respektuar në jetën time. Po kështu edhe Ndoci, intelektuali shumë dimensional dhe njeriu i kudondodhur e i dashur për familjen e njerzit e afërm e më gjërë.
Sa vështirë të shkruaj unë, ka kohë që dua të shkruaj por jo, nuk më bën dora të shkruaj për Ndocin, jo,jo, kurë Ndoci ishte 18 vite më i vogël se unë dhe iku kaq i ri duke lënë një dhimbje e brengë të madhe familjes, të afërmve e gjithë shoqërisë që e njohu bile edhe atyre që nuk e kan njohur nga afër por e kan njohur nëpërmes rrjeteve sociale e mediave të ndryshme. Megjithëatë ne na ka mbetur të ngushëllohemi duke thënë se është “puna e Zotit”.
Sot Ndoci kishte ditëlindjen dhe në vend që ta uronim për ditëlindje me shuuuuumë keqardhje sot themi:
SHPIRTI I PASTË DRITË NË PARAJSËN E PËRJETSHME!
PUSHOFTË NË PAQË!
N D O C M U L A J T…
N’fund t’Dhjetorit kur ndërrohen vitet,
Për n’Munellë turistët ngjiten,
Prin Ndoc Mulaj si krushk i parë.
N’maje t’malit sa kanë dalë
Vjen furtuna me borë dhe erë,
I rrezon malit të gjithë përiherë,
Te një pishë Ndoci ish ndalë,
Ka ndërrue jetë e ashtë ba Mal.
Refereni (1)…
Flasin malet vetëmeveti,
Mal mbi male Ndoc Mulaj mbeti
Për turist e për shtegtarë,
Ish Ndoc Mulaj krushku i parë.
(Refereni 2…rezervë)
Oshtijnë malet si gjame deti,
Mal mbi male Ndoc Mulaj mbeti,
Për turist e për shtegtarë,
Mbet Ndoc Mulaj krushku i parë).
Sa t’kenë bjeshkët lule e barë,
Përmbi male shndrit pishtarë,
Kush don Alpet me vizitue,
Thirr Ndoc Mulën me t’ndihmue!
Atje Ndoci mos pastë dalë,
Ka lanë shenjat kuqebardhë,
Me dorë t’vet Ai i ka shkrue,
Thoshte-“S’jet kush n’mal me mue.”
Ref…
Të gjitha bjeshkët ja njohin zanin,
Rrugë e shtigje ja njohin kamën,
Lisat n’male ja njohin dorën,
Gurra e kroje ja njohin gojën.
Barë e lule ja njohin synin,
Kafshët e pyllit ja njohin shpirtin,
Se aq fort ato i ka deshtë,
Miku i tyne mbet përjetë.
Ref…
Nëpër male kurë t’kalosh,
Nga Korabi deri n’Vermosh,
N’Lumë të Shalës e n’Currajt Epër,
Është Ndoc Mula i gjallë me vepër.
Për ta flasin Drini e Valbona,
Thonë jeton n’Alpet tona,
N’gji e mbajnë djalin e vet,
Drëni i Alpeve ishte dhe mbet.
Ref…
Ndue Vatnikaj, 28 Prillë 2022