14.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Në 71 -VJETORIN E SHKRIMTARIT GJON GJERGJAJ -LYRA 1951

Nga Agron DUSHI

Shpresoj qe te gjitha deshirat tua te te plotesohen, Te uroje qe te gjitha enderrat tua te te behen realitet, Te deshiroje cdo te mire ne jete. Mos harro sot eshte dita jote QESHU dhe kalo sa me mire te jete e mundshme ne kete dite speciale per ty. Shume Urime per ty i nderuari Gjon.Mund të jetë një imazh i 1 person, tortë dhe teksti

Urime Urime Datlindja Urime 71 vjetori.

Gjon Gjergaj u lind në vitin 1951 në fshatin Kushevë e Vogël të Komunës së Klinës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i ka kryer në Klinë. Shkruan për fëmijë dhe të rritur në shumë zhanre letrare, kryesisht në poezi, prozë e dramaturgji. Ka botuar krijime letrare që nga fundi i viteve të ’60-ta e këndej.

Gjon Gjergjaj u prezantua në shumë antologji të letërsisë shqipe për fëmijë, në Prishtinë . Poezitë e tij janë botuar në Prishtinë, Tiranë, Shkup, diasporë etj. Merret me aktrim, skulpturë, etnografi, me ruajtjen e trashëgimisë, aktrim në teatro e filma artistikë etj. Kështu kureshtjen e vizitorëve e mban të gjallë muzeu i tij me eksponate etnografike e arkeologjike etj., si dhe salloni i pasur i skulpturave të tij origjinale.

Pas lufte ka luajtur role episodike edhe në disa filma të Kosovës. Është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë. Ky klub është mjaft aktiv dhe zhvillon një veprimtari të pasur letrare dhe kulturore. Klubi “Vorea Ujko” është anëtar i Lidhjes së Botuesve Shqiptarë në Prishtinë e në Tiranë dhe bashkëpunon me të gjitha qendrat kulturore shqiptare. Bashkëpunon edhe me institucione të tjera kulturore.

Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, më në krye me shkrimtarin Gjon Gjergjaj ka botuar qindra libra të zhanreve të ndryshme të letërsisë të autorëve klinas, por edhe jashtë Klinës.

Që nga fillimi i viteve ’90 është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, pas luftës i Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”

Gjon Gjergjaj, ka shkruar dhjetëra libra. Librat e tij më të rëndësishme janë:

– Lisat e Nakllit (poezi – “Rilindja”, Prishtinë 1989,

– Bukuroshja e detit (poezi për fëmijë), “Rilindja”, Prishtinë 1992,

– Kroje ëndrrash trëndafili (poezi për fëmijë) – botim i autorit, Klinë 1912,

– Lulja që i priu detit (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1994,

– Shembje sfinksash (dramë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1997,

– Ninullë e blertë (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1997,

– Përralla ka athë (poemë për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1997,

– Kali i Shtrigës (dramë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1998,

– Përralla ka grevë urime (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2000,

– Karazuzari (burleskë dramatike ne pesë akte), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2002,

– Edhe dhia ha taxhi (poemë satirike), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2012

– Rrugën e diellit dallëndyshe e more (drama dhe pjesë teatrale për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2002,

– Kameleonet zbresin Shkallëve të Parajsës (zoon – komedi), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2004,

– Feniks zjarresh (dramë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2005,

– Lepurushi i gjyshit (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2005,

– Një motër e vogël (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2012,

– Fshija lotin rrushit (poezi për fëmijë dhe të rinj), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2012,

– Ëndrra e dritës (dramë për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2013,

– Lëngu i fikut (poezi për fëmijë dhe të rritur”, KL “Vorea Ujko”, Klinë 2013,

– Dy Drama, Shkup 2014,

– Dashuria e ka rrugën me dritë, 2014,

Gjon Gjergjaj ka shkruar edhe shumë libra të tjerë me vlera shumëdimensionale.

Libri i tij i fundit është romani “Liza”, botuar nga KL “Vorea Ujko”, Klinë 2017.

Librat e tij e kanë begatuar letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Shkrimtarit Gjon Gjergjaj i uroj shëndet dhe suksese në krijimtari letrare dhe gjitha aspektet e jetës.

Agron Dushi

15.02.2022.

St.Gallen.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.