(E kam me shumicën që jep like tek poetët(gazetar në Tiranë dhe në jug) pa baza për ofendesën pa limit që i bënë Gruas në vargje…!)Nuk janë të pakët ata që hiqen burra me …
Të mos ju vij keq juve që jeni në listën e miqve të mi
E Shumica prej jush janë nga Ata/Ato që s’meritojnë like
Pse me like keni mbushur shtëpinë tuaj ku rroni
Hani e pini, flini e llapaçisni
Duke shpifur, duke trrilluar, e duke sharë të mirët e të paktit!
Juve nuk ju vjen hak as kafsha pasi kafsha ju rriti
Sepse e shihni veten në pasqyrë si njerëtz
Por njerëz nuk jini , edhe pse nën lëkurën tuaj
Kafshërinë fshihni.
Po, po, po e fshihni.
Sepse bëni sikur i dini të gjitha dhe asgjë s’dini
Bëni sikur jeni të parët , por fundërrina jeni
Bëni sikur keni dhe gurin dhe lojën në dorë
Por vet humbisni
Dhe pastaj kur u vjen momenti për të qarë
As Zoti s’ka mëshirë të ju “glendisi”!
Ju që s’dini nga lidhet gomari, ju që për një “Vrimë” në vargje u çatë
Ju që jeni gati dhe kompjuterin të shqyeni
E femër në ekran dot të mos ju dal!
Ju që as me ujkun nuk krahasoheni
Kur dilni dhe llapaçisni siç ju do zanati
Për një poet që trrill vargje gjithë jetën
E u mashtron e u gënjenë për një botë
Që as një Zot s’ja del të thotë; – se Ai është Poet prej shpirtit!
Ju që sinqeritetin nuk e njihni, ss drejtësinë jo
As kulturën e vetvetes të njeriut prej nënës
As të lexoni ndonjë gjë me vlerë nuk mundni dot
Lëre pastaj që në sytë tuaj vetën një VRIME shikon!
Teuta Osmani
Amerikë.2022