31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

NEBI DRAGOTI

           3 kritika, 7poezi

“E PAËNDËRRTA IME” E FATOS ARAPIT

Krijon fjalë të re, parashtesë plus emër, e paëndërrta ime dhe ta kesh temë vjershe; këtë bën Fatos Arapi, poeti që s’ jeton më. ”Më duhet një gjysëm ëndrre/ e paëndrra ime”.  Ç’ është kjo kërkesë? Kjo “e paëndrrta” bëhet personazh, sigurisht, personazh lirik, që frymon nga fillimi deri në fund të krijimit. Në saj të kësaj kërkese lëndërtohet krijimi. “Këtu vë kokën në gjoksin tend/ e tani përplaset/ te kokë e një tjetri”, sepse gjithëkush e do “ një gjysëm ëndrre” për ta realizuar, për ta jetuar kohën. Pra, “ Shigjetat e orës së dorës/ tutje i shtyjnë kalimtarët/ në ditë të rrëpirta tiranase”. Po pse? Ndodh kështu, sepse ditët me kuptimin metaforik nuk janë të sheshta për ecje, por janë dhe të vështira, ( jeta nuk është shesh me lule, kështu duhet kuptuar). Fatosin nuk e kemi të gjallë, që të na e komentojë këtë. Këtu është edhe faji i kritikës së munguar për çdo kohë kjo që të ndiqte, që të ndjeki krijimtarin. Herë-herë fjalën e re të krijuar nga poeti e marrim si personazh femër në këtë lirikë meditative, por nuk është kështu. “Shpirtra, jo shpirtra që shkojnë… “  se  “Bri meje dikush flet me vete,/ pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij”. Këtu shprehet thellësi mendimi, se…” ky dikush flet me vete”. Sigurisht, hallet e kanë bërë që të flasi me vete. Uni poetik i Fatosit këtu merr shtrirje; këndi i frymëmarrjes zgjerohet. Shprehet autori “ I hedh një gjysëm leku/ dhe blej kryqin tim”. E ky kryq shprese për të jetuar jetën reale, (jo më poetike), duhet “Tani që ta ngre/ më duhet një gjysëm ëndrre/, e paëndrra ime”, ku kërkon të arrijë në brigje e shtigje të reja me poezinë.. Dhe përsa ka mundur Fatos Arapi ka arritur. Ka arritur bukuri në këto shtigje e brigje të reja me fjalën shqipe, ku zjarr i ka dhënë fantazia.

NAMIK SELMANI DUKE KËRKUAR POEZINË

Është kredoja e çdo poeti të kërkojë poezinë, pothuajse, tërë një jetë. Të kërkosh e ta gjeshë, kjo është detyrë: ta gjeshë e ta përzgjedhësh atë cilësisht si ide dhe, pastaj ta veshësh figurativisht. E, Namiku e bën këtë fare mirë, sepse i impulson shija e mirë nxitëse për ta bërë sa më bukur poezinë. Këtë e deklaron vetë: “ E poezia m’u bë lajkatare për vargun tim të zgjedhur”. E bukur e mbyll vjershën “Kërkova poezinë”, “ Ah, ku je poezi??”. E kjo mbyllje, kjo kërkesë e tij nuk ka përfunduar, por… është në vazhdim. Namikun me plot të drejtë “ e quaj më të suksesshmin” në rrokjen dhe trajtimin e motiveve çame në krahasim me ç’ kanë dhënë të tjerët në këtë lëmë. “Shkon e vjen nëpër lëndina/ kalë i bardhë me trokëllima/ me një nuse ulur shalës/ shkumë e bardhë në kah të dallgës”. Imazhi poetik i krijuar në këtë strofë artistikisht, është tejet i arritur, sepse ky poet e kërkon dhe e gjen poezinë. E gjen poezinë edhe te zëri i atdheut: “ E duam të bukur, kristalor, si një ëndërr rinie/ E mallet e tij të na lartësojnë ditënetët e jetës”. Namiku nuk u ndahet temave historike të kombit; frymëzohet, u jep dritën e vulës, që u ka dhënë  historia, pra, i vulos me vulën e artit që të rrëzëllejnë shekujve më fort. “Për ty do ta gjejmë lulen e fundit të truallit lirietur, gjoksstralluar/ Të ta vemë te mermeri i bardhë si testament i pavdeksisë” ndëgjohet “Tupani i fjalës gërvalliane”, shprehet për Jusuf Gërvallën. Si poet e meriton që poezia me motivet çame të studiohet sidomos në gjithë kategoritë e shkollave të mesme. Pse-në ta gjejnë ata që duhet ta përjetësojnë këtë tematikë, që në mënyrë artistike është trajtuar, (apo edhe politike) nga ky poet. Më ka ngacmuar me këtë temë N. Selmani “Kërkova poezinë”, sepse shoh që trajton një game të gjërë gjer edhe tek erotika, që jo më pak ka vlera jetësore:” Në një ujëvarë buzëqeshjesh u lamë të dy krahëpërqafuar”…Këtu stopoj dhe nuk vazhdoj më shkrimin. E lë për mbyllje këtë varg nga poezia “Drita jote magjike”. Ka hapsirë të mirëpunuar artistike krijimtaria e tij, per për të cilën jep kontributin modest.

    VASO PAPAJ, VAZHDO

Duke pare ciklin poetik( në të gjitha drejtimet i arrirë) të këtij poeti në facebook vendosa të shkruaj dy fjalë për idenë e poezisë Mjaft. Shqetësimi i poetit sa real, sa goditës e satirik, aq qëndron dhe përballë krijimtarisë së sotme, ku ka autorë joproduktiv, që rrahin,  trajtojnë tema hermetizmi larguar, jashtë jetës, që fluturojnë edhe nëpër ëndrra të pakapshme rrjetash merimange,. Përballë tyre autori V. Papaj hedh vargjet:” Mos më lini të shkruaj/ mote e mote./ Le t’i mbyll me dhimbje defterët’. Sigurisht, shprehet kështu duke pare kakarisje poetucësh, që mbahen për poetë, që kujtojnë se shkëlqejnë, por s’ janë e s’ thonë asgjë për kohën ku jetojnë, janë të cekët. Autori dënjësisht mban qëndrim të merituar:” Do të kem turp të jem bir i kesaj toke,/ gjersa të bilbilojnë akoma/ skifterët”. Nuk e di, skifterët që janë skifterë a e përcaktojnë, a e dinë veten, se janë skifterë?! Qesh me “skifterët poetë”.Dhe mendimi kritik këtu është i thellë. Por kësaj kohe i duhen poetë të vërtetë. Prandaj, Vaso Papaj, jo “Mjaft”, por vazhdo! Poeti bën detyrën, dhe, që të bësh detyrën, duhet të jesh i përgatitur për t’i kënduar kohës.

E PAMUNDURA E MUNDUR

Ti e bën, o njeri:

e pamundura e mundur.

Dakord. Po në dukje

ka dhe diçka për t’u dukur,

sepse hidrocentrali do ujë për energji…

Me përpjekje mbi sublimen

mendërisht dhe fizikisht

e pamundura bëhet e mundur

mos të ngelet

vetëm shprehje për t’u dukur.

NË LËNDINË

Lëndina bleroshe krahët m’i hap,

vete shtrihem me lulet qafë më qafë.

Mbulomëni aromë lulesh këtë natë.

Mbushur viça, lopë, qingja e dhenë,

bar dhe tërfil, dhe lule për bletë.

Ç’ burime qumështi, mjalti kjo jetë!

Në lisa kushëkuqët më bëjnë muzikë

sikur në gjumë të më venë një ditë.

Gjumë i amshuar më zëntë në lëndinë!

FLUTUR

Performanca jote ogur për miqësinë,

ti krahëhapura shkofsh në Olimp!

E bukurza flutur,

ngjyrë ndezura si nuse

në supin tim ulur

ç’ të shkrepi në mendje?

Në të pëlqen,

merre

dhe, po qe e bukur si ti,

shperndama poezinë!

MACET E RRUGËS

Laramane, të zeza, murrake

mbledhur në pikëhedhje ushqimi.

Bukur ca nëna,

të dhimbshurat nëna,

u hedhkan tasa orizi.

Nga duar të kujdesshme nënash, plakash

të uritura hakan

laramanet, të zezat, murraket.

Dhe macet e rrugës jetën e dashkan.

KONKURIM

Me bilbilat në korije

duke fërshëllyer

u matsha!

Ata me motive magjepse melodie

më ngrejnë peshë,

por edhe unë ua kalofsha

me motive jete poezie!

ARMË POETI

Poet, sinqerititetin të kesh armë:

Je shok, mik me të gjithë.

I tillë jam

e kokën s’e çaj;

eci me diellin në agim.

JETOHET ME QEN

Jetohet në shtëpi me qen?

Ju spjegone këtë më mirë!

Del qeni në ballkon, leh,

pjestar familje është bërë,

kjo më tremb…

Me të lehura

ç’ gjuhë flet?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.