15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

NEHAT JAHIU

 

 

PËR ÇDO DITË NJOFTIME PËR VDEKJE

 

Seç jemi lodhur e jemi rraskapitur

Me lotë në sy mërzitur

Shpirti dhemb e nuk ndalet

Seç  po na lodhin brengat e hallet.

 

Seç na lodhëm për çdo  natë e ditë

Numri i të sëmurëve sot na u rritë

Ndjehet në shpirt dhembje e madhe

Çdo ditë seç po shtohen këto varre.

 

 

 

 

Vdiq ky apo ajo nga virusi, nga Korona

Na mbyti dhembja e lodhja

Vdekje kishim sot, kishim… edhe dje

Shpirti flakë po digjet ndër ne.

 

Për çdo ditë lexojmë vetëm njoftime

Lotët nuk po i teren aspak syve

Dhembjet po na shtohen për çdo ditë

Arkivolet nga spitalet duke i pritë.

 

Oh, Zot të lutemi që të na ndihmoni

Shpirtrat nga plagët të na i shëroni

Mos të lexojmë njoftime mortore

Ti ndalim dhembjet e lotët prej kësaj Korone!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.