Çame jam ,motër e Afërdites.
Nje copë diell ma dhuroi Zeusi
Agimesh kur i buzeqesha tek burimi.
Came jam ,nga lot i largët vij
Në Pargē kam ullinjtë ,me gjithë lutërvi.
Nē një sy mbaj diell ,në tjetrin mbaj shi.
Jam gjysmë Dodonë ,dhe gjysmë Olimbi.
Gjer pertej Egjyptit ,emrin tim.e gjen
Bukuritë e mia verbojnë dhe rrufenē
Kam nur trëndelinë ,arome manxurani
Jelekun prej ere ,prej lulesh fustani.
E degjuat pra, jam vetë Bubulina
Vij nga lagja plakë dhe nga Salamina
Fis me Bue Shpatën , Marko trimerinë
Mund të fal dhe jeten ,por jo Çamerinë
Ndaj dhe ime bijē me thot zë krenare
Jam dhe u si mëma, Çame Shqipëtare.
Në foto : Laskarina Bubulina
MIKJA IME… Kur ndjen dhimbje
Ti mikja ime,
Më dhëmb edhe mua.
Por lotin e mbaj,
E fsheh
Për ta mbjelle agimeve
Në lëndinat plot blerim,
Të bëhet bashkë me vesën
Dhe të çelë si buzëqeshje
Në sytë tanë të njomë.
Dhe atëhere…
Oh sa do qeshim
Atëher’…
Sa gjithë bota
Do mbajë vesh.
Kjo është miqësia…
Loti ndahet në mes
Në dy lotë,
Buzëqeshja…
U dërgohet qiejve
Si dhuratë për yjet.