“””””””””””””””
DIELLI I LIRISË…!
-Kushtuar 4 korrikut 1776, ditëlindjes së Amerikës-
Statuja e lirisë, një “grua e fuqishme joshëse”,
Sa bukur tingëllojnë këto fjalë në univers,
Retë e bardha çanë qiellin blu,
Si një fëmijë në Amerikë lindi dielli i Lirisë.
“Kumbana e lirisë”, “Kumbana e lirisë”…!
Si një vullkan oshëtiu në Olimp.
4 korrik 1776, u dëgjua zilja e Pavarësisë,
Firmëtarët shkruan në ditar lavdinë.
Ajo nuk ish firmë, por një vetëtimë,
Që shkëlqeu si drita e hënës në qiellin pa re,
Ajo mban vulën e Kushtetutës të fjalës së lirë,
Në Librin e Bardhë shkruhen ëndrat e kombi shtet…
Ajo lindi si femijë që burrërohet ndër vite,
Se ëndra e kahershme nuk mbeti në syrtar,
U mboll në Univers, si pemë gjeneologjike.
Si perendeshë u ngjit në piedestal.
Statuja e Lirisë, një “grua e fiqishme” joshëse,
Në tempullin e dijes lindi si teatër,
Si pishtar i demokracisë mbeti dhe për emigracionin,
Rrezet e saj si një yll, ndrijnë në çdo vatër.
Ajo më ngjan me mrekullitë e botës së lashtë e moderne,
Aroma e luleve të saj, ka shijen e kopshteve të Babilonisë,
Si një femijë “mëkohet” të rritet shëndetshëm,
Si etalion ruhet në memorjen e historisë.
Nexhbedin Basha