“”””””””””””””””
MUZË NË BREGDET…
Det, o det kush je ti?!
Brenda teje mijra fjalë,
Si një perendeshë syshkruar,
Je frymëmarja e jetës përrallë.
Valët ikin thithin ajrin,
Erë e lehtë si sharmi jodit,
Si ledhatim më përkëdhel ballin,
Qetësia shëron lotin.
Je si qiell pa mbarim,
Kur jam pranë teje ngopem me ajër,
Mëngjeset pres me padurim,
Si fëmijë të të përqafoj…
Buzëmbrëmjeve myzafir me ty,
Para syve të mi një spektakël gjerësie.
Si bujtës shëtis në pedonalen kuruar,
Kur ulem pranë teje shërohem nga ankesat e mia.
Uji i detit lan lodhjen,
Ulurima e valëve një mister,
Deti si një perendeshë bukurie,
Dashuria dhe deti për poetin sinonim.
Deti si një dashuri pa zinxhir,
Si një bahçe me lule që shkëlqen në qiell,
Në vargjet e poetit shpirt rebeluar,
Si telat e një lahute në lashtësi,
Në vargun tim deti ka peshë,
Sa Dielli, Toka dhe Ajri,
Muzika e dallgve më vjen, si xhaz,
Gjysmëhëna bën rrikoshetë me valët.
Rri në breg, erën e kripur ndjej,
Që si fllad vjen nga deti,
Djalin seksi pickon bleta,
Si një lule, në plazh për mjaltë e gjeti.
Nexhbedin Basha
3.08.2022