Në vend të një kartoline urimi me rastin e festave të fundvitit.
DUA S’DUA VARGJE
DO SHKRUAJ …!
Ngjyj penën, si zografi,
Kartolinë shkruaj për mallë,
I dua Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri,
Të vijnë të bardha e qelibar,
Si dy pika uji më ngjajnë,
Në qiellin pa re,
Me bredh e drita ngjyra ylberi,
Me shpirtin trazuar i presim ne.
Si meteor nga qielli e malet zbresin,
Kanë dashuri dhe aromë,
Në oqeanin e valëve kulluar,
Si arkitekt të ardhmen projektojnë.
Si për Diell, Hënë, Tokë e Dete,
Dua s’dua vargje shkruaj,
Viti vjetër mban sekrete,
Vjen si verë, ik turfulluar
Iku viti, pengje mbetën,
Babagjyshi vjen me slitë,
Si ëngjëll të gjithë e presin,
Sjell dhurata e pakëz dritë.
Kartolinë urimi shkruaj,
Vargje thurr, si gjerdan fishekësh .
Dua, s’dua fjalë do shkruaj,
Të ëmbëlta e të idhta, si purtekë.
Dua, që në shina të ecë vagoni,
Jeta dritë të ecë si valë,
Dua paqe, sy me pa,
Jo luftra, as të vrarë.
Nexhbedin Basha
26 dhjetor