10.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Nexh Basha

Mbi gjurmët e kalit Autostrada e Arbërit….
Vargu i poetit, këtë herë nuk ngeci,
Ai është si telat e çiftelisë, ku zëri jehon në kreshta,
E unë nisa të hedh ca vargje për diellin,
Se Diell, për ne është Rruga e Arbërit.
Dikur një mik poet e historian endej zyrave në dikaster,
Do bëhet; – më tha…Rruga e Arbërit!
Ne rrinim në heshtje e heshtnim…
Dikur një ëndër në syrtar tani e bërë realitet.
Ishte një ëndër, si gjithë ëndrat magjike..,
Si ato ëndrat me kuaj e kështjella me gjelbërim,
Kur ulem e pi kafe me të…,
I japë të drejtë dhe shpagim.
Tash eci në shtegun e Rrugës së Arbërit,
Si dikur ndjej zhurmën e trokut të kalit,
Imagjinoj karvanë që ngjiten të tatëpjetave,
Që djersa çurk u shkonte në stuhi e zheg.
Sa shumë, sa shumë e kemi pritur këtë diell,
Ku në hone ngjizej zëri i pasigurisë,
Sodis shtigjet, ku veç dhisë dëgjohej hingëllima e kalit,
Mbi gjurmët e patkonjëve si diamant Rruga e Arbërit,
Foto-lajm: helikopteri mbi rrugën gjarpëruese,
Ekspertët dibran u ndalën me lapsin mprehur,
Ëndrën në syrtar e bënë moto të tyre,
Dhe sot autostrada ka nur mes veti!!…
Në shtigje luginash ura që flasin…
Qytetarë të lirë që vikasin!
Mirëseerdhët vëllezër shqiptar e ju miq të diasporës!
Sot, ka nur Rruga e Arbërit!
Urat lidhëse na ndalin në Kanionet e lumit Drin,
Kullat vikasin jemi stoike që në lashtësi,
Jemi stofi i Heroit Kombëtar Skënderbeu,
Për Turistët janë hapur konaqet guidë…
Miku pritet me bukë e zemër në sofër,
Siç e ka zakon Dibra dhe dibrani.
Rruga Arbërit buzëqesh…
Nuk dëgjohet më hingëllima e kalit.
Dikur tek Ura e Vashës ish një shteg dhish,
Ujqër e kaçakë preh të tyre bënin karvanë zënë në pritë,
Pejsazhet e bukura ofrojnë aromë lule tulipani,
Fusha e Mali Korabit adrenalinë…
Dikur Hani Duriçit mikëpritës! Ah hani i Duriçit,
Sa ka pritë e percjellë tregtarë e kavanë,
Banorë në shtigjet e shpateve të rrugës gjarpëruese,
Ankoheshin nga hingëllima e kuajve.
Sot, dielli ka lindur miku im,
Mbi patkonjtë e kalit lartësohet austrada,
Trokun e kalit e ka zënë muzika dhe sirena e makinave,
Dielli ngroh mbi gjurmën e kalit Rrugën e Arbërit.
Nexhbedin Basha
15 qershor 2021
NËN LITARËT E SHIUT…
Sa ëmbël tingëllon muzika në shi,
Si një ujvarë që jehonën e përcjell në horizont,
Litarët e shiut atë ditë kishin ngjyrat e ylberit,
Si diamante ndrijnë në xhamat e qelqtë.
Kur bie shi pemët qullën,
Çiftet si fëmijë ngjeshen mes veti,
Si të harlisur shpurpurisin flokët,
Të bërë njësh sikur kanë pushtuar qiellin.
Dashuria është si çeliku që piqet në furrë,
Nën litarët e shiut ajo duket e përputhur,
Si dy pëllumba në krah të njëri tjetrit për të njëjtën ndjenjë,
Ndjehen si dy ëngjej fytyrë skuqur.
Kur bie shi bimët, pemët e lulet qeshin,
Bujku del në ograde dhe sytë i shkëlqejnë,
Lutet e falenderon Perëndinë për këtë mirësi,
Dhe lehtësohet kur në brazda dalin filizat e rinjë.
Nën litarët e shiut vargut ju riktheva,
I dashuruar si më parë,
Se shiu është bekim nga zoti,
Si një diell edhe hënë plot bereqet.
Nexhbedin Basha
10 qershor 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.