Skënderbeut sulltan mbi sulltanët!
“Një emër Gjergj e kish si diellin,
Tjetrin si hënën, Skënderbe”,
Këto fjalë i gjen në rreshta,
Në vepra të kollosiit të letrave, Ismail Kadare.
Tek ngjyjë penën të shkruaj për mitin, hero,
Hipur mbi një avion në Atdhe,cep më cep shëtis,
Muza rrëshqet si valë…
Në vendlindjen Sinë, Dibër, ndalem e sodis.
Se kullat e kalatë flasin për bëmat,
Si luanë kryetrimi mposhti dy Sulltanë,
Se Sulltan, mbi sulltanët ish vetë Ai,
Si politikan e diplomat mblodhi princërit për vatanë.
Ditare në Shqipëri nuk gjen të shkruar,
Se turku i dogji , të shuaj historinë,
Se historia shqiptare e Gjergjit është e shkruar,
Në ditaret e mendjes, në shkrepa, në fortesa e brirë dhish.
O Heroi ynë Kombëtar, o burrë i hekurt,
Ti që i dhe kombit liri e lavdi,
Si Kryetrim të përkujton historia,
Që nga lindja në Perendim.
Si një tufë thuprash bashkove princat e Arbërit,
Se një nga një thyheshin në mengen,
Ti o Gjeneral, do mbetesh pasuesi ilirianëve në shekuj,
Për orientimin atlantik të kombit e kampion i krishtërimit.
Nexhbedin Basha
28.08.2021