7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Nexh Basha

UNI DHE PARADOKSET E JETËS…

Marr penën të shkruaj, s’di nga ta nis,
Paradokset e jetës më kanë ngujuar në qilar,
Si një ëndër e frikshme më shfaqet jeta në fis,
Kur shoh Unin që rropatet si i marrë…
Si njëthundrak thërret e pëllet i lidhur në gardh,
Uraganin trazoj si të ish pronar,
I zënë në faj rrekët andej këtej…
Shteg më shteg lëvis të dalë fitimtarë.
E ngjyj penën të shkruaj nuk di nga t’ja nis,
S’ka buk në magje, mjerim e vetëm zhele,
Thesi mbushur me fjalë partie gati me u gris,
Kur bëhet fjalë për Unin vihen në rresht si dele.
Jeta një ekuacion me shumë të panjohura,
Aritmetikën e saj askush nuk po e kupton,
Si vargonjë varg-varg hyjnë në sallë,
Me besa-besë ushqehen dhe u vlon gjak në deje.
Paradokset e jetës kanë shumë enigma,
Si lule e vyshkur ajo më shfaqet e brishtë,
Vrapojmë pa cak, pa ditur ku shkojmë,
Unin të dorovisim e
harrojmë lakun në fyt…
Ka ardhur koha e të parit në pasqyrë,
Dhe jo të bëhemi pjesë e aktrimit,
Të mos bëhemi mish për top për të mbrojtur Unin,
Si shpatarë të mëkojmë veten e ruhemi nga llumi.

Nexhbedin Basha

15 Shtator 2021

“””””””””””””””””””””

KOHA ETALION I ÇMUAR…
Jeta eshte si litaret e shiut,
Ajo rrjedh si nje ujvare,
Per jeten koha nuk ndalon rritmin,
Se ne perditmeri ajo vjen si vale….
Koha etalion qe ka çmim,
Ajo ka kalendarin, kronometrin e mjetin matematikor,
Nen senduk ruhet si letrat e Esejninit,
Ajo ka peshen e fjales dhe fuqine e saj.
Kohe e shkuar, koh pa cak,
Si qeni per rrotullen e lemshit njerezit ikinin,
Ne ditaret zverdhur shenohej gjumi trazuar,
Duartrokitjet, pesh-peshet e heshtjet ne festen e majit.
Muza nuk pret, ajo ka kohen e vet,
Ne çdo stine vjen, si arome bjeshke,
E embel si mjalti, ngacmuese si bleta,
Ajo ka peshen e plisit dhe zemren e zjarrte.
E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, ekzistenca e ngjarrjeve,
Ajo eshte burgu i shpirtit, gjume trazuar,
Si etalion i çmuar arkivohet,
Ne vargjet e poetit, shfaqet, si pasqyra e amshimit.

Nexhbedin Basha

13 shtator 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.