Në një aktivitet me rastin e 90-Vjetorit e krijimit të Shtypit Ushtarak
(Revista “Mbrojtja” u vlerësova ne “Çertifikatë Mirënjohje”, për kontributin e dhënë në organet e shtypit ushtarak si bashkëpunëtor (korrespondent vullnetar) e si gazetar në gazetën “Ushtria” e revistën “Mbrojtja”.


Me këtë rast falenderoj organizatorët, Qendrën e Kulturë, Medias e Botimeve të Mbrojtjes dhe Muzeut Kombëtar të Forcave të Armatosura për vlerësimin që më bënë mua dhe një numri të madh drejtuesish e gazetarësh që kanë kontribuar ndër vite në organet e shtypit ushtarak. Me këtë rast si njëri të pranishmit e vlerësuar falenderoj drejtoreshën zjn.Mirela Roshi, drejtori i muzeut Jakin Marena dhe znj. Anjeza Musollari, shefe e sektorit të botimeveve, për organizimin e këtij aktiviteti me rëndësi për shtypin ushtarak.

Gjej rastin të përmend dhe falenderoj disa drejtues e gazetar me të cilët pata rastin të bashkëpunoj dhe punoj me ta si Demokrat Anastasi, Shefqet Vangjeli, Elmas Leci, Fuat Çeliku, Syrja Xhelo, Mina Qirici, Bibë Kaza, Afrim Imaj, Ylli Molla, Muharrem Dardha, Beqir Skreli, Thanas Tane, Agron Mançe, Qamil Hoxha, Halil Katana, Sadik Murrja, Halil Buçpapa, Mirdash Agolli, Ylvie Cani, Lorenc Aleksi, Përparim Kapllani, Skënder Guma, Agustin Gjinaj, Sakip Cami, Xheladin Çelmeta, Lavdrim Lita, Mina Hysa, Dritor Papa, Bardhyl Gostinishti, Mimoza Golikja, Mexhi Saliasi, piktorin Kosta Raka, fotografin Agron Kruti, specialistet Etleva Baxhaku, Marjana Çavo, Mimoza Didini, Iliri, shefi i financës etj,…

Respekt e mirënjohje për të gjithë!
Evente të tilla janë të vlefshme dhe të domosdoshme, pasi shkëmbejmë mendime mes miqsh dhe çmallemi me njëri tjetrin, me shumicën e të cilëve kemi ndarë bashkëpunimin, gëzimet, hallet dhe shqetësimet tona familjare.
Një kujtim i bukur!
Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe gëzuar festat e fundvitit Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri.
Me respekt Nexhbedin Basha
18 dhjetor 2021