Lule mimozat sythe kanë çelur,
Aromë dashurie kuruar,
Si bleta ndjejnë nektarin në shpirt e deje,
Të rinjë e pleq hijeshojnë me buqeta në duar.
Lule mimoze, ti je si pemë mëndafshi persike,
Je lulja e parë që çel…
Ti sjell lumturi kolektive,
Për ty do jem përherë pranverë.
Ti më sjell zjarr në shpirt,
Je lule solare e ndritshme,
E verdhëza e jote më shëron plagë,
Ti je lulja që thyen zymtësinë.
Ti je lulja e parë pranverore,
Ilaç për shpirtin, je si fllad deti,
Të parat lule me pamje e aromë,
Janë simbolik e dashurisë, rrugëtimi i jetës.
Ti hijeshon me bukurinë tënde,
Je e përkëdhelura femërore,
E sapo çelur, sinjal për dimrin që po ik,
Je simbol i forcës, energjisë e stinës pranverore.
Je degë mimoze simbol i festës së 8-Marsit,
I dashuruar me ty cek flokun dhe mëngën e xhaketës.
Ti je lule magji që rrezaton optimizëm,
Je lule që vaditesh si lule e zemrës.
Nexhbedin Basha
5 shkurt 2022
“”””””””””””””””
Jetojmë nën shirat rrëbesh,
ku sonata e zgjimit përzihet me dhimbjen.
Nën tingujt e muzikës fonebër Ngërdheshëm me vehten.
I xhindosur lakuriq…
Mbytem në ajrin e ndotur tallazues.
Si snajpëristë shoh prej vrimës së çelsit,
Këtë botë turfulluese…
Sakrilegj qenka jeta në eter.
Dhimbje dashuria, mbushur me urrejtje,
Xhaketa e grisur arna-arna,
S’ma ngrohu trupin e akullt
I pezmatuat nga rrebëshi kapërdij dimrat
Në këtë stinë të acart…
Tek digjoj sonaten e zgjimit…
Kenaqem tuj qesh..