
Me rastin e 41-të vjetorit të rënies në krye të detyrës.
DËSHMORËT E FEKENIT FIRMOSËN PËRJETËSINË…!.
Sa herë marr penën të shkruaj,
Më gric beteja me ortekët në Feken,
Si një film i regjistruar në librin Gines,
I përhumbur në kujtime sjell këtë reng.
Në heshtje grih kjo tragjedi u mbyll,
Si të ish një lojë filmi multikativ,
Në beteje ku u përlesh një ushtri me natyrën,
Dhe ranë si trima bijtë e Shqipërisë.
Si njëri nga ju dua të përcjell pak mall,
E të bashkohem në homazh me familjarët,
Se bijtë e tyre tashmë janë bijtë e zotit,
Si përmendore do mbeten në zemër të gjallë.
Fekeni, ku udhë merr jeta ushtarakut,
U mbulua atë ditë me vellon e nejlonit të zi,
Një jehonë klithmë shpërndau lajmin e kobshëm,
Dëshmorët e Fekenit firmosën përjetësinë.
Si skenë filmi më vijnë ato vite,
Si në beteja luftrash ku përleshej një ushtri,
Jo me armiq imagjinar e të vërtetë,
Po me natyrën që sulej mbi ta si përbindsh.
Si meteor do kujtohen yjet që në qiell ndrijnë,
Gdhendur me germa të arta në përmendoren diamant,
Sup më sup si malet në luftë me ortekun,
Si lule mimoze aromë do ju marr…
Nexhbedin Basha
6 shkurt 2022
Shënim: Kushtuar 11 dëshmorëve të Fekenit rënë në krye të detyrës me 6 shkurt 1981, në malin e Muçekut në përleshje me ortekët e dëborës.
Ushtarakët; Komandant Dushan Shameti, Çlirim Pulaj shef planizimi pedagog Nikollaq Bero pedagog dhe studentët Aleko Gjoni, Besnik Shehu, Bilbil Pashaj, Ilir Gramatikoi, Bujar Ago, Pëllumb Rrapo, Qemal Lika dhe Nexhip Çoba.
Shpallur “Dëshmor i Atdheut” me Vendim Nr.2506/2, datë 1.09.1999, të Komisionit Qëndror të statusit të “Dëshmorit të Atdheut”.