18.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Nexh Basha

Nate me Hënë, pejsazh dashurie…
Sa shumë, sa shumë do doja ti numroja yjet,
Si miqtë e mi më të mirë…
Nën dritën e Hënës të kuvendoj me planetet,
Paçka se yjet janë Galektikë…
Qylimi i gjelbërt, pejsazh dashurie,
Më ngjan me natën e kuqërremtë lozonjare.
Në qiellin pa re kryqëzohen yjet,
Poetët thurrin ëndra për natën e bardhë.
Natë e qetë, natë pa gjumë…
Vështroj dritat, më duken të zbehta,
Shëtis si rrugëtar në qytetin e ëndrave,
Në sfond si në filma më shfaqet jeta…
Në natën me hënë gërvish yjet…
Si një udhëtar thurr ëndra për jetën,
Thith e ngopem me aromën e lule blirit…
Dhe prapë gërvish yjet të njoh të vërtetën…
Zëri melodioz i bilbilave me prek telat e zemrës,
Muzika e bretkosave nën rrezet e dritës acarrues,
Ngjyrat e ylberit pejsazh dashurie,
Në këtë natë ngacmuese…
Si një violinë më shfaqet jeta,
Me baticat dhe zbaticat turbulente,
I kërrusur në mendime flas me yjet,
Si “shpërblim” marr muzikën e lehjes së qenëve.
Nexhbedin Basha
24 maj 2021
“””””””””””””””
SHPATARI I FJALËS…
Në këtë muzg ngjyra ylberi,
Ku bashkohet qielli me detin,
Nis vargun raskapitur shpatari,
Nga gjumi trazuar munduar në shekuj.
Me vete merr aromën e jodit të detit.
Valët dhe guackat, si bletët zhurmojnë…
Si fylli i bariut i vjen muzika e dallgëve poetit,
Loz me harkun e hedh grepin të peshkojë.
Një çast meditimi për muzën…
Si peneli i piktorit, portretizon atmosferën,
Muzgjeve të mbrëmjes ngrys ditët e murme,
Si shigjetë nxjerr nga kllëfi penën shpatari.
Pushka vret një fjalë, fjala vret njëmijë,
Shpatari me kalin e zi fluturon në krahët e ëndrës,
Kalorësit e bardhë shëtisin si ëngjej,
Në muzg te dera avllisë sjellin Dorontinën.
Si furkë me lesh përdredh mustaqet xha Murati,
Rrokëllinë si dimrat e acartë faqoren e rakisë,
Si gonxhe shkëlqen konaku i shpisë,
Qeshin e ngazëllehen dhe muret e avllisë.
Në Libohovë pranë Rrapit shekullor muzë poeti,
Si kujtim në arkiv shkrep një fotografi,
Që në shekullin e XVI-të pushon i qetë Rrapi,
I lartësuar, i lartësuar, me heshtjen merr madhështi.
Parfum dashurie me aromë lule jasemini,
Është jeta si në përralla….
I kryqëzuar nga ëndrat me kopshte lulëzuar,
Me vete marr aromë bjeshke nga mali i Korabit.
Nexhbedin Basha
14 maj 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.