7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Nexha Reçica

Ti Më THërret

Ti më thërret
Mund të jetë një fotografi nga afër e Nexha Reçica
Atje ku dielli mëshihet
Prapa një epoke tjetër,
Ateherë kur të vegjël ishim
S’dinim t’i tundeshim heshtjes!
E sotmja mes ëndërrash
Si fluskë në ballë më rri,
Kur ti ndizesh në mall
Përsëri më thërret
E se di as vet se ka tretesh?!
Dallgë në breg
Shpirtin tim nuk e lë të qetë
Era fryn mbi detin me valë
Zhytet diku thellë
Si ëndërr fëmijësh!

Mes reve shtegëton agu

Nata mall pikon

Era bartë heshtjen

Zhurma shpirtin tundon!

“””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Nexha Reçica, libër, ambiente të jashtme dhe teksti

SY I MAGJISE
Më shtrëngon dicka gjoksin
Nuk më lë të marr frymë,
Sa i bukur dukesh
Në mes ëndërr dashurie!
Më shtrëngon dicka në kokë
Nuk mund t’a përballoj,
Bekim më erdhe mua
Me mijëra yje!
Më shtrëngon dicka në zemër
Më je sy i magjisë,
Pa ty jam e vetmuar
Ti më rri në prehër të dashurisë!

Më shtrëngon dicka në shpirt

Nuk mund të ikë

Se aq shumë të dua,

Sa askush s’mund t’a di!

“”””””””””””””””””””””

MOS ME KERKO
Nuk të mungova dje,
As sot nuk të mungoj!
Pse vallë,
Të të mungoj nesër?
Ndaj, mos më kërko!
Nuk pate mall dje,
As sot nuk ke!
Pse vallë,
Të kesh nesër?
Ndaj,mos më kërko!

Nuk pate sy për mua dje,

As sot nuk ke!

Pse vallë,

Nesër te kesh?

Ndaj,mos më kërko!

“””””””””””””””””””””””

KU BLUHEN FJALET E DASHURISE
E kishte hudhur kujtimin
Pas shumë shkrimeve!
Ai erdhi tek unë
Sikur te vinte pa shpirt!

E pyeta

Për ëndërrën e emrit,

Qeshi dhe lëvizi

Rrotën e motorit.

Dhe prapë u kthye

Ku bluhen fjalët e dashurisë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.