QËKUR TË NJOHA
Je dielli im,
që shkrihem
në rrezet e tua.
aromën tënde e mbaj unë,
sytë e tu më buzëqeshin
në shikim.
qëkur të kam ty
je ujevarë e imja,
që në trup më ecë cdo ditë.
qëkur të njoha
jeta pati kuptim,
ëndërrat rrijnë vetëm te ti!
N.Reçica
“”””””””””””
BUZËQESHJE
Buzëqesha,
kur më the të dua,
edhe kur më the
të kam yll.
buzëqesha
kur shoqërohesha me
hënën
dhe ti ishe dielli im,
që më ngrohë.
buzëqesha
atëherë,
kur më the
nuk të dua.
I buzëqesha hënës,
I buzëqesha yllit,
I buzëqesha diellit.
buzëqesha përherë,
se ai yll,
ai diell,
dhe ajo hënë,
nuk shuhen kurrë!
“””””””””””””””””
PA TY
Dielli i shkrinë rrezet
Qielli bëhet i perpurt,
Natën hëna fshihet
Bashkë me mija yje!
Buzët pa buzëqeshje
Më varrohen,
Lëkurë e imja thahet
Shpirti më lëndohet!
Me vargje ndër duar
Ndjej shijen tënde në gojë,
Nafora tretet ngadalë
Me heshtjen e ëmbël!
Në ëndërr më varet
Malli im,
Nata më është e pafund
Rrjedh posi lumë!
“”””””””””””””””””””
REBELI IM
Dashurinë ma çmo
Se e kam të shenjtë!
E kam gëzim
E kam hidhërim
E kam vuajtje,
E kam vetmi!
E kam gjithçka
Përveç jodashuri!
N.Reçica libri ,,Dashuri e Pashkruar”.