15.5 C
Tiranë
E martë, 22 Prill 2025

Nexha Reçica

GLLAVICA IME
E bleruar sall gjelbrim
kur natyrën e vesh me shkëlqim.
Me pika shiu ujitë lulet
i ngrohë me diell.
Rrjedhin lumenj me gurgullimë
kthehen dallëndyshet sërish.
I gëzohem çdo çasti të mirë
falë vetëm çaste lumturie.
“”””””””””””””””””””””

MAGJIA E PUTHJES
E ëmbël magjike
tronditëse pushtuese
kurrë e provuar
puthja jote
në buzët e mia
përherë e freskët
përherë e zjarrtë2
përherë ëndrrimtare
unë
me puthjen tënde
ngado që të shkosh
nëse do të kthehesh
zjarrin e puthjes sate
do ta gjesh
në shkrumin
e buzēve të mia.
“””””””””””””””””

DY ANËT E SHKURTIT
Atëherë
në shkurtin e acartë
ti u fute në zemrën
time
si në një kështjellë
erë jugu më ngrohu
shpirti u mbush plot
mall.
Mbrëmë
fare papritur
përbrenda meje
diçka u lëkund,
u shkëput erë jugu
shpirtin tim e shkundi
ishte ngatërruar
rrugëtimi
në shkurt kish acar,
ne u deshëm gjithë
zjarr
në shtator u ndamë
dhe kurrë nuk u pamë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.