Mos mbaj në mua mëri
Fati nganjëherë flet me zë
Për të mos dëgjuar
Klithjet e shpirtit
Që në heshtje rri
Të të dehë
E të mbështjell gjarpëruar
Atëherë kur të zë në befasi
Dhe kur thyen gëzhojen
Të të prek në cipë
E ta prishë heshtjen
Andaj,të lutem
Mos mbaj mëri
Në mes dallgësh të trazuara
Që në grusht mbanë
Plagën time të re!
“”””””””””””””””””””””””””
E ngatërrova rrugëtimin
E në shkurt kish acar
Por ne u deshëm
Dhe u ndamë në shtator
Edhe pse,kurrë pa u parë!
“””””””””””””””””””
DASHURIA IME
____________
Mbrëmë si për çudi
Unē eci rrugëve të parkut
Që vetes i ngjaj
Si një rast i habitshëm
I gjuetisë së shtrigave
Do ta kisha ngjyrosur
Ballin e dashurisë
Po ta dija Muzikën e Mocartit
Edhe askënd me faj
Nuk do ta kisha lënë
Kur nëpër Golgotën
E fatit tim
Bartet dashuria ime