16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Nexhbedin Basha

GËZUAR DITËLINDJEN AMELIA BASHA

Alo, kush je? – Amelia jam gjysh!Mund të jetë një imazh i Nexh Basha, fëmijë, në këmbë, tullumbace, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "H APPY R"
Sa shpejt ecin vitet. Mbesa ime, Amelia që lindi me 13 korrik 2018, tash është 3 vjeç. Ka shtuar shtat. Nuk belbëzon si dy vite më parë, por në gjeste e veprime shfaq shenja maturimi. Flet qartë, ndërton fjali dhe gjykon veten kur gabon, ose bën diçka jo të këndshme.
– Gjysh, Amelia jam! – përgjigjet ajo. Këtë zë e digjoj në telefon.
Kush jam unë? – e provokoj. Ajo më përgjigjet:
– Gjyshi Nexh. Kur unë e pyes si e ke emrin? Ajo përgjigjet
-Amelia Basha. Po prindërit si e kanë emrin? -Babi Besi e mami Reti,- përgjigjet.
– Po me kë je tani dhe çfar bën? – e pyes. Ajo, shprehet, -me nënën Sere, po loz tek Shariza. Aty është një kënd lojrash ku argëtohet.
Në shpirtin e saj në këtë 3- vjeçar ndriçon dashuri, mallë dhe ëmbëlsi. Fjalët: – “Ju dua shumë”, “Ju kam zemër” “Ju kam xhan” dhe puthjet me duart e saj të vockla janë qetësuese për gjithkënd që është i mërzitur. Ajo ka kuptuar mjaft mirë edhe kuptimin e fjalëve anglisht, “Po”, “Jo”, “Faleminderit”, “Tundjatjeta” etj.
etj, etj, çka tregon pjekurinë në rritje të saj.
Gjyshi Nexhbedin dhe Nëna Sere i urojnë Amelias edhe 100 vite të lumtura dhe të gëzuara!Mund të jetë një imazh i fëmijë, tortë, tullumbace dhe ambiente të brendshme
AMELIA LULE JASEMINI…
-Kushtuar mbesës sime-
Si një dallëndyshe erdhi në “folez’,
Një ëngjëll i bukur lule Jasemini,
Një emër me tre rrokje dhe me 6 gërma,
Amelia ia ngjizëm emrin, këtij ylli rreze dielli.
Si gjysh e poet marrosur pas aromës,
Të qarat e saj kanë zë bilbili.
Fjalët mjalti mjalitit u përkasin gjyshërve,
Amelja për ta është ilaç shërimi.
Si një ngjizje prindërore, aromë dashurie,
Erdhi Amelia, kalli gruri mbushur plot,
Këtë emocion të parë e ndava me miqtë
Si gjysh, e përjetova këtë mbrekulli hyjnore.
Diagnoza “të qënurit e gjysh e gjyshe”, e stërmadhe,
Kur je shëntetlig shëronjëse Amelia,
I dehur nga malli i pazakontë, melhem,
Si fëmijë endem në shtëllungat e dashurisë së zjarrtë.
Amelia, një emër me rrënjë të lashtë greke,
Një emër musliman, përkthyer në zonjë,
Vajzë e zgjuar, lider dhe inteligjente,
Ajo do jetë me fat edhe në karrierë.
Tek e shoh të rritet Amelia flori,
Dhe lëviz në oborr, si flutur në lagje,
Argëtohet në lojra me gjyshin e gjyshen,
Dhe çmallet gëzueshëm me mamin e babin.
Si llasticë lëviz dhe ngjan porsi flutur,
Amelia mbesa jonë është për marshalla,
Ardhja e saj në jetë na ka bërl të lumtur,
Si fëmijë vrapojmë të çmendur pas saj.

Nexhbedin Basha

13 korrik 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.