9.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Nexhbedin Basha

MOS U TUT KOSOVË..

Jam në ëndër, apo zgjuar,
Syve t’mi nuk dua me u besu,
Mos u tut Kosovë, mos u tut,
Truallin e të parëve kurrë s’kena më e lëshu.
Shqipëri Kosovë jemi një,
Dy shtete një komb deng grusht bashkuar,
Gjuhën e armëve të shkjaut kur s’kena me lejuar,
Jemi ilirianë stërnipër të Skënderbeut.
Kur mbi qiell shoh avion që ngjajnë si mushkonja
Syve të mi nuk dua me u besu,
Kur shoh varg varg në istikam ushtarë e tanke të shkjaut
Si vullkan zjarri ngrihet urragani dhe nga hiri kullat kanë me u zgju.
Në lisin e moçëm të gjakut burrat këndojnë
Si dikur në kuvende lidhur besë a besë,
Se Isa Boletini, Palluzha e Adem Jashari nga varri kanë më u çu,
Prush ndizen zemrat e flakë merr stralli.
Si vargonjë më ngjajnë pritat në istikame,
Liria e mbrujtur me gjak Kosove nuk shitet,
N’kam është çu mali e fusha,
Si lisa në prita gjerdan ngjeshur vikasin.
Këmishëzinjtë e erës së vjetër janë zgjuar,
Si në paradë më shfaqen kafka, nëna shtatëzënë e fëmijë që gërthasin,
Mos u tutni kurrë ju kulla flakë
Vetëtimë do bëhemi e s’lëshojmë istikamë.
Vitet ikin, Kosova rritet,
Pavarësia përkundet në djep nën dritën e hënës,
Dielli ka lindur e kurrë s’do të shuhet,
Kosovë mos u tut ti je djep i Nënës.

Mund të jetë një imazh i Nexh Basha, mjekër, ambiente të jashtme dhe pemë

“”””””””””””””””””””

PAQJA MË ZGJOI KUJTIME LUFTE…Mund të jetë një imazh i Nexh Basha, mjekër, ambiente të jashtme dhe pemë
Fjala “paqe” më zgjon kujtime lufte në Irak e Afganistan, …
Me paqen duam të flejmë çdo çast,
Jo me shpirt trazuar e plagë,
Po në dritë me yje që shkëlqejnë si ar.
Unë jam ushtari yt i paqes,
Dhe emri im shënuar në rregjistra,
Në dimrin e egër të 2012 në Herat u gjenda,
Jo rastësisht, por nën emblemën e flamurit më dy krenj.
Si një jehonë kushtrimi ndjej britma,
Pashë pushkë të lyer me vaj që vrasin,
Topa e predha që gërthasin,
Ku aroma e barutit na ndiqte si re në banesën kjoskë.
Si të isha një fëmijë flas me tankun rus peng i luftrave,
Në grykën e tij akoma dëgjoj ulërima.
Britma e zëra fëmijësh të pafajshëm,
Që digjen në kasollen me frëngji prej balte.
Netët ngryseshin të ftohta,
Sirenat dhe ceremonitë mortore na prishnin gjumin,
Emblema e shqipes rënditur krah aleancës,
Si misionar ju përkushtuam paqes.
Sa shumë, sa shumë më dhëmb në shpirt,
Kur shihja plagë e dhimbje në kasollet prej balte,
Ndjeja boshllëk kur digjej toka nën këmbë,
Nga bomba e predha që pafajësinë vrasin…
Edhe shqiptarja Gonxhe Bojaxhi, shëroi plagë,
Si motër humane hyri në çdo vatër
Se dhimbje ndjente në shpirt, si Nënë,
Ajo u bë Misionarja e Bamirësë së njerëzimit dhe Paqës.

Nexhbedin Basha

“””””””””””””””””””””

“SHQIPONJË, HISTORIA TA SHKRUHEN LAVDINË”
(Thën nga poeti Haki Sharofi), i cili me 14 Prill 1914, hapi shkollën e parë shqipe në qytetin e Peshkopisë, Dibër).Mund të jetë një imazh i 1 person
Erdhi si re u ul si engjëll,
Abetaren solli nga Manastiri,
Të zhduk erësirën e mbjell dituri.
Si dritë Hyjnie shkollën shqipe në Peshkopi hapi.
Vargje ka thurur për flamurin arbnorë,
Si “Shqiponjë, historia ta shkruhen lavdinë”.
Janë fjalët e poetit Haki Sharofi,
Si nëna që përkund fëmijën mëkoi diturinë.
Në oda si mençuri mori peshën e fjalës..
Si një pishtar ndriçoi çdo vatër dibrane,
Si kronikan luajti me vargun dhe muzën,
Në gjurmë të poetëve rilindas eci si vigan.
Nën dritën e kandilit ngrohur pranë oxhakut,
Dibranët mësuan nga poeti abetaren,
Në germat e saj shumë fjalë bashkuar,
Aurola e tij; Atdheu, feja, gjuha e flamuri qëndisur me fije gjaku.
Poeti me muzën e tij nguliti dijen në deje,
I bëri dibranët t’u këndoj pushka në kreshta,
Gjeneral me shajak lindën këto troje,
E kurr nuk janë tutur, por kanë lidhur besën.
Në ditar e arkiva la historinë,
Në vargje e kronika, si një pemë mbjellur,
Si një vetëtimë u përhap dija nga poetët në Dibër,
Në raftin e bibliotekave si pasuri lanë libra.
Në natën terr Dija rrënkonte mbuluar me perçe,
Si shpatar Haki Stërmilli i çori maskën padijës,
Shkollën femërore Sharofi e hapi në Dibër,
Si një shpërthim vullkani të mbys padrejtësinë.
I mburrur me idealin djegur për flamur,
Poeti nuk ju tut as penës, as pushkës,
Në dejë i vlonte gjak arbnori, si prush
“Para Zotit, thotë Ai, të gjithë ulim kryet”.

Nexhbedin Basha

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.