16.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

NEXHBEDIN BASHA

O BOTË E LIG, O BOTË MIZORE…!

O botë e lig, o botë mizore,
Si një re e mjergullt vërtitesh,
Mendjet turbulluar prore,
Të gjata na duken vitet.
O botë e lig e ç’thur me vese,
Ku droga e bixhozi …livadhisin,
Dita mbushur me kurthe e leqe,
Liria e cunguar po venitet.
Gjumi na është trazuar fare,
Si ofshamë me vjen të gërthas,
Kur shoh njerëzit frymë në zgrip,
Si një nga ata ndjehem në faj.
E mjergullt na ka ardhur jeta,
Si gremzat pickojnë dhimbjen,
Një turbulencë avioni e vërteta,
Në pore plagë që si shërojnë vitet.
Kuajt hingërijnë…hingërijnë..,
Të gindurit duken si të undë,
Gongu ka rënë, daullet bien,
Kush ka vesh le ta dëgjojë këtë ninullë

NEXHBEDIN BASHA

“””””””””””””””””””””””

DHIMBJE E LUTJE..!
Në sytë e tu shkruhen dhimbjet,
Si pika e lotit…
Për njerëzit frymë në Ukrahinë,
Lutje e lutje, si mëshirim i Zotit.
Pak dritë, pak dritë e lutje,
Si diamant të duket në fund të tunelit,
Paqja në botë zbras luftën frymë,
Njerëzit lëvizin si maliheri.
Lutja ka fuqinë e galektikës,
Njerëzit frymë bien therror,
Kalorësit e zinjë ngrenë dollinë gajasur,
Në tryeza intrigash ngjyejnë penën në bojë,
Nën tokën e djegur gatuhet ferri,
Si të ishte ferri i Dantes,
Në tavën e kalorësve të zinj përzihet dhimbja,
Loti duket si litarët e shiut pranë dritares.
U gdhi një ditë e re, pa fletën e djeshme mbeti,
E presim të vijë, si pranvera,
Dhëmb, dhimbja për paqen, në botë,
Ajo dhëmb, si pika e lotit në heshtje.

Nexhbedin Basha

19 maj 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.