31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Nexhbedin Basha

  • GRUA! TI JE NGREHINA E FAMILJES….!
Grua! Ti je ngrehina e familjes,
Se katër germa gjerdan janë identitet,
Nga brishtësia jote aromë lule Jasemini,
Eva u mashtrua në kopshtin e Edemit.
Grua në shekuj të kanë shitur e blerë,
Si të ishe një plaçkë tregu,
Se fjala jote ishte pushkë e mbushur,
Si gjerdan fishekësh ngjeshur.
Grua, një emër me katër germa,
Që sulltanë e presidentë në gjunjë të janë ulur,
Fjala deng e pesha diamant në kuvende,
Si stratege ke ditur të ngresh kurthe,
Grua! ti je hëna që ndriçon yjet,
Je amvisa zonjë që gatuan,
Se burrat përftojnë nga brishtësia jote,
Dhe si fëmijë të përkëdhelin e të dhunojnë.

Ti je luftëtarja që mbjell dashuri,

Që rrit fëmijë si lastar për jetën,

Ti je universi i botës që zhvillohet,

Je guri i themelit të ngrehinës ku mëkohesh.

Nexhbedin Basha

9 korrik 2021

“””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të jashtme

MALL DHE PËR PËRROIN E VJETËR…!
-Kushtuar kurbetllinjëve-
Si një dritës hëne shkëlqen ylli,
Njashtu si zëri bylbilit që këndon në muzgë,
Zemra prush e fjala helm nga malli,
Nuk ka melhem që e shëron këtë vulg.
Të prita të vije në dheun tënd o biri im,
Si një pishtar ndeza një kandil,
Të prita te pragu i derës deri në agim,
Se malli më ka kapluar të pimë kafe si dikur…
Si një karafil pres të të marrë erë,
Të shohësh një copë Atdhe te Përroi i Vjetër,
Aty ku loznim e bënim mullarë prej rëre,
Dhe ngrinim kapiç kavaleta prej guri,
Malli djeg zemrën e zhuritur,
Siç mbeten kujtimet në rrugicat e fshatit,
Kurbeti na shpërndau si zoqtë e korbit,
Zemra u bë prush e malli përvëlon..
E pres, e pres me mallë yllin e qiellit,
Se ai është shpirti dhe dashuria,
E pres të vijë këtë verë në plazh,
Si një familje të dëfrejmë buzë detit.

Nexhbedin Basha

07.07.2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.