30.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Nexhip Bashllari

Marrë mga libri “Muzgu im”
Ka njerëz…
Ka njerëz që shtiren të dashur,
të gatshëm për mirësira,
po zemrat e tyre janë akull,
dhe brenda mbizotron zbrazëtira.
Ka njerëz që shpesh qeshin
me buzëqeshje të ngrohta,
por brenda buron hidhërimi,
me ëndrra dhe shpresa të ftohta.
Ka njerëz që vetëm heshtin
dhe fjalët u mbeten brenda,
po zemra e tyre është një libër,
ku vlon dashuria dhe kënga.
Ka njerëz që janë të thjeshtë,
nuk kërkojnë asgjë më shumë,
por një buzëqeshje të sinqertë,
dhe nuk të zhgënjejnë kurrë.
Ka njerëz si deti dhe toka,
secili mban vendin e tij të vetë,
por së bashku, me krah të forta,
si rrufe përmes çajnë retë.
Ka njerëz si burim dritash,
çdo fjalë e tyre ndriçon,
edhe në ditët më të errëta,
çdo vështirësi dhe pengesë sfidon.
Çdo njeri është në vetvete një botë,
me dhimbje, me ëndrra dhe dëshira,
dhe të gjithë së bashku, kok më kokë,
bëjnë histori dhe çudira.
Ka njerëz që ecin në errësirë,
dhe askush nuk i sheh,
të mbarsur me mllef e smirë,
që të bëjnë gjëmën, kur vigjilent nuk je.
Çdo njeri është një univers
me ëndrra, guxim dhe frikë,
me shpresën që kurrë nuk vdes,
që së bshku bëjnë një mozaik.
E risjell:
Di dhe çfarë nuk di
E di, sa muaj, sa vite kam hedhur
prapa krahëve, dhe sa gjurmë kam lënë.
Nuk di, sa muaj, sa vite kanë mbetur
pa shkelur, kullotë e mbetur pa ngrënë.
E di, sa herë hundë dhe gishta gjakosur
mbi gurë, dhe plisa thyer në arë.
Nuk di, sa shpirtra, zemra plagosur
nga unë, dhe sy me lot të larë.
E di, se vitet kalërojnë shpejt
si kuaj hergjele turravrap.
Por s’di, si iku kjo kohë përdreq
dhe, pa e kuptuar, u bëra kaq…!
E di sa dashuri për ju kam derdhur
dhe më tej për ju ç’duhet bërë.
Nuk di, nëse kam lënë qejfmbetur,
t’u bie në gjunjë, t’u puth dor’ dhe këmbë.
Me dashuri dua t’ju shtroj një lëmë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.