MORRA DHE PLESHTA
Eshtë ndezur luftë e rreptë,
tunden sheshet, dridhet vëndi,
si kokosha të dy cjeptë,
sa lezet u ka kuvëndi.
Anës rrugës cjeptë përçorë,
s’hyjnë dot në rrugë të drejtë,
tundet dashi me këmborë,
derisa të bëhet mbret.
Po në mavro* pyllin tonë,
jep komandë luani i botës,
ne si maçi në gjitonë,
vuajmë për mënd të kokës.
Gati shpata, gati heshta,
sa pylli të bëhet naa…..,
ngrihen morra, ngrihen pleshta,
dhe na hanë badihava.
“”””””””””””””””””””””””
SYRI, VESHI, GOJA
Rri i hapur dhe në gjumë,
mburrej syri me të madhe!
-Me ato që unë kam parë,
do zhysja botën në halle.
Gati veshi – foli rëndë,
rri o sy, për kokën tënde,
të them ç’kam dëgjuar unë,
e lë gjithë botën pa mëndje.
Pika në kokë pse s’u bie,
foli goja qetë – qetë,
– Të mos rrija mbyllur unë,
kishte plasur lufta e tretë!
“”””””””””””””””””””””””””
FESTA ESHTE E JONA.
Punë e madhe pse ju nuk doni,
Ne do festojme mbi hallin tuaj,
festa është e jona,ndaj mos besoni,
ta ktheni vëndin në dhe të huaj.
Edhe pranvera për Ne do të vijë,
në zemrat e zeza,lule s’mbijnë dot,
këmbëkryq behari me Ne do të rrijë,
plasni maskarenj,shkrehuni në lotë.
Kundër njëri-tjetrit, dot nuk do na hidhni,
që pastaj pranverat t’i gëzoni vetë,
juve me parimin;-Hani,pini vidhni,
tokën do t’ua kthejmë zjarr edhe tërmet.