13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Nezi Plaku-Velaj

Ti je një bekim në kthjelltësinë e qiellin plot yje,

Je një dhuratë,

Je uratë që e ka zgjedhur me kujdes Perëndia,

Je dashuri e përjetshme, që nga mbrëmje në agim,

Pagëzuar ke dashurinë më të madhen si pasuri, trashëgim.

Miljona drita burojnë nga thellësia e syve të tua,
Për ilaç ke Mjaltin që ke të mbrujtur në hojet hyjnore të shpirtit,
Ëmbëlsinë sjell pa kursim aty ku hapen dyert e paqes, mirësive,
Bekuar plot me urata je dhe fjalë urtësie.
Disa vargje dedikim si dhuratë nga mami për këtë ditë të ditëlindjes tënde e dashur bija
ime.
Ti sot ke ditlindjen bija ime e dashur Enkejda.
Kjo ditë është e veçantë për neve prindrit e tu. Zoti na dhuroi një pasuri që nuk ka çmim.

Mami dhe babi të urojnë nga zemra vetëm Paqe, dashuri, lumturi dhe plot bekime në jetën tuaj familjare!

“”””””””””””””
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.