20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Nezi Plaku-Velaj

Buzëqeshja
Edhe një buzëqeshje e thjeshtë ka vlerë,
Në sytë e dikujt që vuan, nga netët e pa gjuma,
Një buzëqeshje e thjeshtë thotë shumë,
Për një zemër që vuan e sëmurë lëngimesh.
Buzëqeshja me shpirt ka tjetër vlerë,
Ndryshe nga fjalët që ti dëgjojmë s’duam ,
Buzëqesh dhe kur jeta buzëqeshje s’të jep,
Të buzëqeshim pra, të japim buzëqeshje sa më shumë!
Buzëqeshja të mëson si të duam njerzit ,
Të themi një fjalën mjaltë, zëmra të shërojmë,
Ta kthejmë buzëqeshjen në rreze djelli,
Të ngrohim gjithë botën kur’ djelli të mungojë.
Ndoshta duhet të buzëqeshim pak më shumë,
Atë buzëqeshje dhe zogjtë shumë e duan,
Cicërimat në pemë i kthejnë në këngë ,
Buzëqeshjen si një buqetë mbajnë në duar.
Buzëqeshja i mblodhi në grusht mbrëmjeve yjet,
T’i shtrëngoj fort në gji, o sa kam nevojë!
Me buzëqeshje i ftova agimeve edhe rrezet e diellit ,
Koloritet e ylbereve ngjyra buzëqeshjesh lëshojnë.
Nezi Plaku Velaj
Tiranë 3. 11. 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.