Tiranë 06. 11. 2020
“”””””””””””””””””””
A do të lindë më dielli…?
Ajo vjeshte, më iku rrëmujshëm..,
Nuk e pashë as diellin n’agim kur lindi,
S’e pash, kur rrëshqiti pellgjeve e rrëkeve të ndyra,
Ishin shira të rrëmbyshëm atë vit,
U bë pis rrezja…
Kur kaloi në strehën e minjve, gjarprinjve dhe krimbave.
E zhytur ku jetojnë mijra gjallesa, mes të flliqësirave nëpër lluca e baltra,
Të rrëshqasin nëpër gishta, apo të helmojnë me helm kafshimesh,
Lënë gjurmë dhimbjesh zullumet, në shpirtrat e zbrazda,
Me skenar filmash shfaqen, për të të trëmbur krenarinë.
Labirinthesh të virgjëra, i derdhin jargët e tërbimit
Zgërlaqen në diellin e korrikut, sa nuk gjejnë vrimë të hyjnë gjarpërinjtë,
Vulosur janë me emblema mbretërore, panterat e plagosura
Pllaquriten deri në agim, në kënetën e lotve të djallëzisë.
Retë e zeza shfaqen në horizontin e rreckosur,
E nxijnë, e bënë pis qiellin,
As largohen, por as nuk shkarkojnë vetëtima,
S’e derdhin rrëkezën në tokën djerrë, të uritur prej krisjesh,
Shtrydhur ca pikla loti e lagin këtë tokë n’ekstazë pikëllimesh.
Ditë të tjera erdhën, po njëlloj si të parat,
I përshëndetëm!
Asgjë nuk pamë, në miopi labirinthesh u futën si tinzarë skutash,
Nuk lanë gjurmë, as kur zbritën pjertësisë së perëndimit,
Sa pak lanë, kujtime të mira!
Ikën, sikur i përpiu, me shtatë kokë kuçedra.
Na lodhën ditët e zhveshura nga zhgënjime, plot andralla,
Nuk i duam në qiell si eroglfe, as shtatë mrekullitë
Nuk e duam botën mizore, me pickime dihatjesh shpirtrash,
Për ëndrrat që na u shfaqën netëve të bardha,
Paguam haraçe dhe shpagime që kur ishim fëmijë.
Ditët, muajt e vitet janë të lodhura nga rraskapitja,
Jeta në fronin e dlirësisë, rënkon nga dhimbja e fatit
Në gjakosjen e plagëve të vjetra, janë hapur dhe ca plagë të tjera,
Në zemër e kam varrosur babanë, aty i ka hedhur rrënjët, ka vite qeparisi.
Nezi Plaku Velaj
Tiranë 19. 11. 2021