13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Nezi Plaku Velaj

Jepi vlera dashurisë

Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

Dashuria u derdh mu në pikën e verës,
Mbi atë lëng të kuq që të deh, të çmënd,
Mbi buzën e gotës kristal shkëlqen si perla,
Të përkëdhel, pastaj gjuhën të rrudhos.
Derdhet dashuria tek buza e kuqe si mushti,
Të rrëshqas nga qelqi mos të thahet asnjë pikë,
Të ndjesh ëmbëlsirën gjatë, deri sa në shpirt të të theri,
Sonambul me ëndrrën, pak ngrohtësi të thithë.
Derdhet dashuria në tingujt e një zëmre tjetër,
Në gjakun e nxeht që nëpër vena lëvërin,
Të dashurosh atë ndjenjë sikur gonxhja të çeli,
Të mbretërosh në dehjen e një mometi magjik.
Derdhet dashuria, ehh, bie nuk di se ku derdhet,
Pa mëshirë ecin mbi të, e shkelin me këmbë,
Kokrrizat e zëmrës i vrasin i thërtmojnë si gëlqere,
Yjet qajnë nga lart, për shkëlqimin që dashuria humb.
Zvarritet dashuria rrugve e vrarë, si viktima,
Nga një dorë e hekurt, nga një përbindësh pa shpirt,
Greminash thyhet xixash, bëhet hi e thërrime
Mbytet në detin e lotve, në qiellin që përhumb.
Dashuria është mbretëri, i jepi vlera shpirtit,
Ka një kapak zëmra të shenjtë, që e ruan thellë,
Thaja lotin e nxehtë syrit, shkëlqimin mos t’a humbi,
Është vështirë të ngjiten ato copa zëmre përsëri.
Mos lëndo dashurinë, mos lëndo një dregëz që dhëmbi,
Të kuqe si gjaku ka ngjyrën dhe aromën ka si trëndafil,
Ka nuanca drite, ka shkëlqim, si metor, natën si yjet feksin,
Mos e vra, mos e lëndo dashurinë, në vetmi mos e ler të humbë.
Të derdhet dashuria e lirë të marrë krahët e erës
E ka krijuar Zoti hyjnore në të tijën shënjtëri,
Përjeto dashurinë me pasion si të Adamit dhe Evës,
Ndjek tik-takun rrahjeve brënda shpirit pafundësisht.

Nezi Plaku Velaj

“””””””””””””””””””

Emigranti
Rrugët i marrin të brengosur të vetmuar
zëmrën mbrapa e lënë me dhimbje
me kokë të këputur, me sy të lotuar
me shikimin përpara të vendosur ikin,
ku kane vallë për të shkuar?
Shpirtin të zhuritur, mëndjen e shuar
në një det pa fund, në qiejt në hapesira
një të venitur shpresë e kanë, në kokë
të fiksuar
lënë vëndin e tyre
duan sa më parë për të ikur!
Dikush me kokën prapa, lë pa parë fëmijët
dikush lë gruan, të dashurën, shtëpinë
sakrificë me dëshirë për një të ardhme
më të mirë,
për veten e tyre, për familje, për fëmijë
Lëne prapa nënë baba me kokën të këputur
te pragu i derës së shtëpisë, në një të lodhur
pleqëri
me sy të lotuar, presin të vinë fëmijët
loçka e zëmrës
me dhimje në shpirt,
me zëmër të dridhur
me një pyetje që nuk marrin dot përgjigje
a do ti gjejnë, kur të kthehen vallë përsëri?
Rrugëtime të pa ana, në errësirë,
udhëtojne natë edhe ditë
në ditë të nxehta me diell
në dete të egra, oqeane në pafundësi
në furtuna, acare në breshër, në shi
duke kaluar në këmbë
kodra e male me borë,
ndoshta dhe të pa ngrenë
pa ujë të etur
me veshtirësi në gjuhë, që mirë se dinë
për të folur
me familjen e tyre të dashur që e mbajnë
gjithmonë në zëmër
Për një jetë më të mirë
që kurrë në vend të tyre se paten
oh, sa fatkeqësi!!
njerëz të lirë duan të jenë,
të punojnë duan,
të fitojnë bukën e gojës
nëpër botë duan të jetojnë
nga vëndi i tyre largohen
me dhimbje
emigrant emrin gjithë jetën do ta kenë
Emigranti nuk është asnjëherë njëlloj
emigrant gjithsesi emrin e ka
si i pasur, si i varfer
si emigrant ai punon,
si emigrant trajtohet
si emigrant kudo në botë jeton
për një jetë më të mirë
Lë prapa krahëve gjithçka ka të shtrenjtë
me një mall që kurrë s`ka për tju shuar
në gji
mall edhe për gurët e sokakut
mall edhe për varret e të dashurve
mall për një grusht baltë e atdheut
i pa sigurt merr rugët e botës,
çfar fati vallë do të ketë
guri i rëndë është në vënd të vet

Nezi Plaku Velaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.