8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Nezi Plaku-Velaj

E kam një lutje

O natë, largoje mjegullën, të shikoj pakëz hënëzën bërë hark !
Hapja dritaren ëndrrës në këtë terr mbi sup ta mbështesi kokën!
Të bëjmë paqe, se u largua indiferente natën mes shiut me rrebesh,
Të ndjejmë afër ngrohtësinë, të qetësojmë rrahjen dhe brengën.
Mos u fshih pas xhamave të errta, a mos u ngatërro në mes hije flokësh!
Eja.., i thuaj!
Mungesën tënde mos ta ndjej në përpëlitje qepallash, që janë ngatërruar sklepash,
As në lotët që dalin të nxehtë dhe shpojnë syrin me ca grimca dertesh.
Fshije lagështirën e reve, o natë, në këtë terr që mbyt!
Hapja derën e shpirtit ëndrrës, të lutem në dy kanate,
Përqafuar të përpëlitemi, mbështjellë në këtë përjetim të përçart,
Është e kaluara e largët, e kanë lodhur sadopak psherëtimat e shpeshta,
Gjuajtur është me guraleca, në petkun e errët nga djajt, që s’kanë din as iman.
O mëngjes i praruar i larë me rreze diamanti!
Të lutem më buzëqesh me vezullime, me këngë e zëra zanash!
Të rrimë përqafuar mbi petale, mbi polene lulesh dua të loz,
Të ndjejë aromë parfumesh marramëndse, të notoj në qiellin e hapur,
Nata e pamëshirshme, ma shtoi një thinjë në flok,
dhe rrudhën në faqe ma thelloi, ma bëri edhe më të gjatë.
E dua shkëlqimin e art, o mëngjes, edhe pse s’më lë të shikoj mirë diellin!
Atë rreze që më dogji supet dhe ma bëri kraharorin shkrumb,
Mos ik kaq shpejt.., të lutem!
Qëndo dhe pak me mua deri sa ora të ngelet,
Afrohu më afër, deri sa koha të ndryshojë të vrapimit marrsh.
O ditë !
Pas një nate me ëndrrime zhgënjimesh, më dhuro një agim të artë,
Të shtriqet brënda shpirtit rrezja e hënës, para se të marrë rrugën e gjatë,
Ftoje diellin të shkëlqejë me valë rrezesh faqen e malit, fushën e blertë,
E përqafuar nga heshtja të thëthij afshin e nxehtë të djellit, deri në perëndim.
Më lejo o ditë, që në pikën e vesës që shkëlqen mbi gjethin e zverdhur,
Të pi një pikë ujë të ngopem, deri sa të dehem.
Ky shi i vrrullshëm i shpërtheu dyert e qiellit me kaq forcë,
Deti i ndezur flakë, djeg nga zjarri kuqërremtë i diellit kur agon,
O fllad!
Ti që përkëdhel fytyrën e mëndafsht agimeve me vesë,
Dhe bën të harrosh ëndrrat, zhgënjimet e një nate pa gjumë, kur yjet shkëlqejnë,
Ylli polar i agimit që e adhuroj aq shumë, më fton në vallzim në një vals,
Deti i ndezur flakë, që freskinë e merr nga burimet e kristalta,
Ma mbush shpirtin me frymëzim, dhe më bën të notoj si një pulbardhë mbi dallgët.

Nezi Plaku Velaj

Tiranë 05. 05. 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.