20.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Nga Abdurahim Ashiku

LETËRKËMBIM ME NJË NJERI QË I QANTE SHPIRTI PËR DIBRËN

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe jashtë
“Më çudit një fakt që nuk është në natyrën e dibranit, heshtja e intelektualëve dhe një përgjumje e komunitetit. Uroj që dibranët tanë të shkunden nga kjo plogështi. Shpresoj që origjina do tu bëjë thirrje dhe zëri i gjenit do të ngrejë krye si dikur në mbrojtje të Dibrës.”
Murat Koltraka
Përshëndetje Z. Abdurahim.
Të përgëzoj për kontributin tuaj shumë të çmuar për sensibilizimin e opinionit dibran në mbrojte të Dibrës nga rreziku i katastrofës që e pret. Unë jam përpjekur të ve në lëvizje shoqatën “Për Mbrojtjen e Pronave e të Mjedisit në Pellgun e Drinit të Zi”. Kam botuar shkrime me emër të kësaj shoqate dhe në emrin tim.
Jeni i vetmi që më inkurajoni me shkrimin tuaj të çmuar në gazetën tonë “Rruga e Arbërit”.
Opinioni dibran këtu në Dibër i ka mirëpritur shkrimet tuaja. Po me çudit një fakt që nuk është në natyrën e dibranit, heshtja e intelektualëve dhe një përgjumje e komunitetit. Uroj që dibranët tanë të shkunden nga kjo plogështi. Shpresoj që origjina do tu bëjë thirrje dhe zëri i genit do të ngrejë krye si dikur në mbrojtje të Dibrës.
Keni mbështetjen time maksimale në këtë mision jetik. Më vjen keq që Ju, Z. Ali Hoxha dhe unë jemi larg nga ana gjeografike por kjo s’do të na pengojë në punën tonë.
Ju uroj shëndet të plotë, paqe dhe lumturi në familje, të tjera prodhime të arta nga mendja zemra dhe dora juaj në dobi të vendlindjes sonë.
Përshëndetje!
MURAT KOLTRAKA.
Peshkopi 9 shkurt 2010
Faleminderit i nderuar Murat! Më gëzove shumë në këtë mëngjes Athine me shi larg Atdheut. Unë, ti dhe Aliu jemi pak larg gjeografikisht por në mendimin për të mbrojtur Dibrën jemi një e tërë, bashkë. Është koha që ta mbrojmë atë me fjalën tonë, me argumentin tonë. Unë vazhdoj të polemizoj çdo ditë me njerëz që i bëjnë jehonë fjalimeve të Berishës siç i bëhej njëherë e një kohë jehonë fjalimeve të Enver Hoxhës. Por Enver Hoxha nuk e mbyti Dibrën. Atë po e mbyt Berisha, Nano, Rama e Meta, së bashku në një mendje për Skavicën. Kundër tyre duhet “mprehur shpata”.
Unë i kam kërkuar Bujarit të bëjmë në mënyrë urgjente një libër në të cilin të botojmë materialet tona duke argumentuar se nuk duhet mbytur Dibra. Unë kam grumbulluar deri tani (me shkrimeve të tjerë që po bëj) ndoshta mbi 100 faqe të shkruara. Po e ndjek çdo ditë shtypin shqiptar dhe po replikoj me ata që kërkojnë mbytjen e Dibrës. Kam sensibilizuar opinionin dibran në Greqi nëpërmjet gazetës që bashkëpunoj këtu. Të njëjtën gjë e kam bërë edhe me gazetën Albanian Mail në Londër si dhe me dy gazeta interneti Fjala e lirë http://www.xn--fjalaelir-34a.com/ dhe Gazeta kritika www.gazetakritika.com.
Po të dërgoj një replikë me Pajtim Bellon. Po gjete ndonjë gazetë botoje.
Faleminderit!
Abdurahim Ashiku
Athinë, 9 shkurt 2010
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.