4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Nga Abdurahim Ashiku, gazetar

VEPRIMTARI JUBILARE

Krye e formularit

Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë, konferencë shkencore ad honorem në 150-vjetorin e Gjergj Fishtës
Akademia e Shkencave organizon veprimtarinë shkencore -“Luan Starova- akademiku, shkrimtari i shumëgjuhësisë”
Akademia e Shkencave më 15 korrik 2021 organizon konferencën shkencore jubilare: “Papa Klementi XI dhe Shqipëria” në 300-vjetorin e ndarjes nga jeta.”
Akademia e Shkencave me Universitetin e Vlorës dhe të Gjirokastrës do të organizojnë në datat 24-25 maj “Konferencë shkencore në nderim të 175-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit”
100-vjetori i lindjes/Akademia e Shkencave do të mbajë veprimtarinë: Skënder Anamali – një themelues i arkeologjisë shqiptare
Akademia e Shkencave do të organizojë më 29 prill veprimtarinë për 130-vjetorin e lindjes së Osman Myderrizit
Akademia e Shkencave organizon një veprimtari jubilare në 210-vjetorin e lindjes dhe 140-vjetorin e vdekjes së filozofit dhe veprimtarit Hasan Tahsin
90-vjetori i lindjes. Akademia e Shkencave organizon më 31 mars 2021, ora 11.00, konferencën jubilare kushtuar kompozitorit Pjetër Gaci
Akademik Bahri Beci përshëndet kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe pjesëmarrësit në veprimtarinë jubilare për 85-vjetorin e lindjes së tij dhe promovimin e librit “L’union linguistique balkanique à la lumière des données de la langua albanaise”
Akad.Gjinushi: Vepra e akad.Becit, qoftë në dialektologjinë sinkronike, qoftë në atë diakronike, është prova më e mirë se te dijetari i vërtetë vetëdija shkencore është ajo që garanton pagabueshmërinë dhe jetëgjatësinë e rezultateve

100 VJETORI I LANË – LURËS DO TË ISHTE REPORTAZHI MË I DASHUR I JETËS SIME

 

 

Jam atje, me mend e me shpirt, por pa penë e fotoaparat në dorë…

 

 

Shënime në një ditë të mbushur si asnjëherë me histori Dibre, në një bisedë me Dr. Prof. Adem Bungurin dhe nismëtarë të një ngjarje që u ndez për të mos u shuar kurrë

 

 

Nuk i kam bërë ndonjë portret pune Adem Bungurit, as e kam marrë në ndonjë intervistë sa kohë punoja gazetar profesionist; në ATSH, shtypin qendror e atë vendor. Më ngelet merak ashtu siç edhe për shumë figura që në këtë kohë, janë nga mëngjesi në mëngjes në Dibër, flenë me Të, zgjohen me Të, përgjërohen për Të…
Na lidhi nyje mbrojtja e Dibrës nga synimi i pushtetarëve të djathtë e të majtë për ta mbytur e për të mbushur xhepat nga ajo që tashmë nuk është një toponim fshati por toponim që e njeh edhe Amerika, Kina, bota… nga SKAVICA…
Ai prej Greve, larg nga bregu i Hurdhës, në ballkon të pamjes.
As toka, as varre, as kujtime…i mbyten.
Megjithatë ai i thotë JO SKAVICËS!, me kompetencat e një shkencëtari, një arkeologu të elitës shqiptare që nuk donë që vlerat historike të saj të mbyten e kjo trevë të mos i flasë historisë shqiptare thellësisë së shekujve.
Dhe i ka radhitur të gjitha vlerat arkeologjike që mbyten, vlera që deri më sot nuk kanë parë kazmën e arkeologut, nuk kanë parë ekspedita kërkimore, kanë mbetur larg vëmendjes shtetërore dhe shkencore…
Unë jam prej Zdojani. Hurdha e Skavicës më vjen nja pesëdhjetë pashë poshtë trojeve të babait tim. Po të kisha jetë do të ngreja një shtëpi në krye të kodrës, ballkon natyror i pamjes me Drinin gjarpërues brigjeve të Mollës së Luznisë e Muhurrit, tokave të begata të Çapit të Brezhdanit. Hurdha e Skavicës nuk më mbyt as troje, as tokë, as varre të të parëve të mi. Mbyt luginën e Drinit të Zi, luginën më pjellore të maleve të vendit, luginën  ku  u derdh gjak i kuq dibran në betejat e mëdha kundër pashallarëve më të mëdhenj otomanë, betejat kundër serbit i etur për ta sllavizuar Dibrën e më tej për ta prerë e tërheqë pas vetes për “kullani”.
Nuk e dua Dibrën të mbytur për asnjë lloj arsyeje, ASNJË LLOJ… Edhe pse e di se zjarri, uji dhe shteti, të djegin, të mbysin pa exhel…
Këtu jemi bashkuar tashmë prej disa vitesh me Adem Bungurin, profesor e doktor i shkencave. Dhe nuk tërhiqemi. Këtë e bëjmë publike edhe përballë, “patronazhistëve”, siç i quan Ademi, soj i ri piavicash që po mbushin xhepat e forcojnë këmbët e karrigeve ku janë ulur…
Na bashkoi  këto dy vjet, një elitë nga historia shqiptare, historia e asaj që quhet “Beteja e Lanë-Lurës”, betejë që deri në vitin 1990 kishte ngelë në kujtesë me një lapidar të vogël në një shkëmb në krye të fushës së Lanë-Lurës e që dikush, dikujt që në këtë kapërcyell “demokracie”, i interesoi që ta shkulë, ta copëtojë, mos i lejë as nam dhe as nishan. Unë atëherë shkrova diçka, bëra protestën time qytetare shqiptare, protestën tim si dibran.
Për 29 vjet për të nuk u kujtua kush, nuk u shkrua as edhe një rresht në përvjetorë të zakonshëm e “rrumbullak”.
E zgjova 28 vjet më vonë. Xheloz për 100 vjetorin e Luftës së Vlorës, festuar me madhështi në 100 vjetorin e hedhjes së italianit në det, hedhje me “pushkën” mbarë shqiptare. Kërkova thjesht që 100 vjetori i betejës së Lanës së Lurës të festohej me të njëjtin seriozitet shkencor e veprimtari publike zyrtare sa dhe si i Vlorës…
Çuditërisht u hesht. Në programin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (shih portalin) nuk figuron as si emër kjo ngjarje e jo më me veprimtari shkencore, me nxjerrjen në pah të figurave qendrore të kësaj beteje e të emrave të atyre që dhanë jetën si të kishin le.
Mu bashkua Adem Bunguri nëpërmjet komunikimeve në email e në një takim të ngushtë në Golem në gusht 2021, një mbështetje që më ngrohu e mbushi shishen që boja të mos i mungonte penës sime.
Mu bashkua edhe Dr. Mustafa Tota. Erdhi në korrik 2021 në Golem dhe biseduam gjatë. Kishte bërë hapa të mëdhenj që beteja e Lanë Lurës dhe vendimi i Këshillit të Kombeve për vendosjen përfundimtare të kufijve të Shqipërisë të ngjitej në një veprimtari të gjerë shkencore në Akademinë e Shkencave, në veprimtari zyrtare shtetërore në Peshkopi e në Lanë Lurë.
Nga informacionet që kam marrë jam i gëzuar, gëzim që ndër të tjera ma sjell Prof. Dr. Adem Bunguri çdo ditë.
Kam marrë prej tij sot një ftesë, një mundësi që të jem pjesë e tubimeve shkencore e historike, të kem një vend në sallë, të jem në një rreshtim në Lanë-Lurë…
Do të desha të jem atje, në salla, rrugëve të vendlindjes, maleve të Dibrës.
Do të desha sepse për mua do të ishte reportazhi i jetës sime. Nuk më vjen më.
Me dhimbje nuk mund ti përgjigjem pozitivisht ftesës.
Arsyen e keni në letërkëmbimin sot me legjendën e mbrojtjes së Dibrës në ditët tona, Prof. Dr. Adem Bungurit…
Jam atje, me mend e me shpirt, por pa penë e fotoaparat në dorë…

 

Athinë, 9 tetor 2021

 

I DASHUR DURO,

 

Të falënderoj shumë për emalin dhe mesazhet.

Unë do të kisha dashur të jesh i pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe të thoni fjalën tuaj si publicist i shquar në këtë 100 vjetor të rëndësishëm të luftës kundër pushtimit serb në Peshkopi (25-26 tetor) dhe Tiranë (6-8 dhjetor).

Unë besoj se prania juaj në Konferencën e Peshkopisë, do ti bënte nder kësaj konference, pjesëmarrësve dibranë dhe historisë së Dibrës.
Meqë unë jam në komisionin organizues, besoj se në pikëpamje organizative, kjo gjë mund të realizohet, të paktën për në Peshkopi dhe Lan Lurë.

Prandaj mund të më shkruani për sasinë e nevojshme të kostos së shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit  tuaj për Peshkopi, që unë të di sasinë që duhet të planifikojmë për këtë gjë.
Unë tani po nisem për në Peshkopi, për të ndjekur përgatitjen e konferencës etj.

Duke shpresuar të shihemi së shpejti, ju përshëndes dhe ju uroj çdo të mirë,

Miqësisht, Ademi
Tiranë, 9 tetor 2021

 

 

SHUMË FALEMINDERIT ADEM BUNGURI!

E kisha shumë dëshirë të vija, por, me gjithë dashamirësinë tënde që të më “dërgosh kalë” për të ardhur, nga dita e djeshme e kam të vështirë të lëviz nga njëra dhomë në tjetrën e jo më të dal jashtë. Një aksident i vogël në kavilen e këmbës më detyroi që ta ve atë në allçi.
Më llogarit sikur jam atje.
Në fund të fundit ajo që kam kërkuar para 29 vjetësh dhe para një viti, megjithëse me nxitim, u bë realitet.
Po tu dha rasti në fjalën tënde përcillu të pranishmëve respektin tim të lartë.
Unë shkrova. Jam i gëzuar që njerëzit lexuan diçka nga brenga ime historike për Dibrën.
Më informo për zhvillimin e veprimtarive.
Gjitha të mirat!
Shpresoj të takohemi vitin e ardhshëm në Golem!

Me respekt
Abdurahim Ashiku

Athinë, 9 tetor 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.